Hapësire reklamuese

Politikë

Dash Shehi për vettingun e politikanëve: Siç e mendon PD-ja nuk bëhet, SPAK vetëm 15 prokurorë ka

Shkruar nga Newsbomb
Dash Shehi për vettingun e politikanëve: Siç e mendon PD-ja nuk

Dash Shehi thotë se vettingu i politikanëve siç e kërkon Partia Demokratike nuk mund të bëhet. Shehi bashkohet me mendimin e një pjese të madhe të konstitucionalistëve në vend, të cilët janë shprehur se SPAK nuk mund të bëjë vettingun e politikës sepse nuk ka prokurorë.

"Por me këtë formulë nuk bëhet. Siç e mendojnë këta të PD. Them se nuk e bën dot SPAK. Pse duhet ta bëjë, sepse meqë ka thënë Edi Rama njëherë se do ta bëjë SPAK. Si do ta bëjë SPAK, janë 15 vetë. Lëre SPAK të bëjë atë punë që është caktuar për të bërë se nuk po bën as ato", ka thënë Shehi ndër të tjera në Ora Neës.

Më tej, ai ka komentuar dhe deklaratën e Bashës që ai të vetohet i pari.

"Nëse do diskutojmë seriozisht duhet të flasim. Unë jam i pari për ta bërë, jo për të më kontrolluar mua. Dhe ajo që thotë Basha, më kontrolloni mua të parin, ka një lloj demagogjie. Janë teza ta forta të komunizmit, nuk kanë punë me demokracinë. S'ka nevojë për heronj.

Kam dyshime për këtë punë por uroj të filloj seriozisht diçka për të pastruar një pjesë të politikës shqiptare. Dikush që e e ka tepruar të dënohet për diçka", është shprehur Dash Shehi, kreu i LZHK-së dhe aleat i Lulzim Bashës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu