Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Dash Shehi: Ky buxhet s’është as për të varfërit dhe as për pensionistët; nga pagat dhe pensionet s’dalin lekë për të korruptuarit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti opozitar Dashamir Shehi thotë se buxheti i vitit 2023 duhet të kishte si qëllim rritjen e pagave dhe pensioneve si mënyrë për të gjallëruar ekonominë dhe për të ndaluar braktisjen e vendit.

Shehi tha se paratë e nevojshme për këtë, mund të gjendeshin lehtësisht nëse bëheshin shkurtime në administratë dhe negocioheshin koncesionet. Por sipas tij, diçka e tillë nuk i intereson qeverisë, pasi në rritjen e rrogave dhe pensioneve, nuk ka para për të korruptuarit.

“Ky nuk është buxhet as për të varfërit dhe as për pensionistët, por është buxhet që Shqipëria të vazhdojë të lundrojë në këto ujëra të turbullta dhe të mos u prishet rehati atyre që rrijnë lart”, tha deputeti Shehi në Parlament.

“Ku dalin paratë, 10 miliadrë do shkurtojmë administratën, patronazhistët që janë futur aty dhe s’bëjnë asgjë rrinë kot. Hajde negociojmë PPP-të dhe del aty një 10 miliardësh tjetër, dhe 10 miliardë ia lemë në kurriz tatimorëve dhe doganorëve. Nga këto para dalin edhe lekët për pensionet. Nga kjo rritje, do kalojnë te fasha e taksueshme, nga kjo rritje do kalojnë edhe te TVSH, por nga kjo rritjem, rritet edhe entuziazmi për ekonominë, shqiptarët që nuk do të ikin. Pse nuk e pëlqejnë? Sepse nga pagat dhe pensionet nuk dalin lekët, nga investimet dalin. Kjo ide nuk prodhon lekë për të korruptuarit, por prodhon lekë për shqiptarët, rritje të GDP-së. Nëse keni kurajo për të bërë, bëni këto gjëra. Ky nuk është buxhet as për të varfërit dhe as për pensionistët, por është buxhet që Shqipëria të vazhdojë të lundrojë në këto ujëra të turbullta dhe të mos u prishet rehati atyre që rrijnë lart”, u shpreh Shehi.

Më shumë


spot_img








spot_img