Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Dash Shehi flet për kandidimin e Bozos dhe Çomos: Më dhimbsen! Kishin një emër të mirë dhe nuk e kanë më. Unë kam 30 vite në parlament dhe akoma jetoj në pallatin e “Enverit”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e6b271c5117f456a812632489cbfde3

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur për kandidimin e profesoreshë Najada Çomos dhe inxhinieres Luljeta Bozo në listat e Partisë Socialiste.

Ai tha se të dyja zonjat i dhumbsen, pasi kishin një emër të mirë në publikun shqiptar por tashmë nuk e kanë më.

“Më dhimbsen, kishin një emër të mirë dhe nuk e kanë më. Mënyra se si sillen në raport me politikën, i largohen nga ajo që kanë patur. Një inxhiniere që hyn në politikë pa reflektuar mbi politikën. Doja ta pyes: Çfarë mendon për kryeministrin që thotë jam krenare. Unë mendoj që është hajdut. Mendoj se ësstë një njeri që për 8 vite e ka larguar rininë nëpër botë. A e ka bërë ndonjëherë këtë pyetje zonja Bozo”, tha Shehi.

Për sa i përket krahasimit që kryeministri Edi Rama i bëri ditën e sotme me kandidatët e PS, Shehi tha tha se Rama ia ka frikën në Tiranë, ndaj edhe e sulmon, ndërsa shton se do ia tregojë vendin Ramës dhe atyre përqark tij.

Ai u shpreh se ka 30 vite në politikë, ku ka mbajtur poste si ministër apo zv.ministër, por asnjëherë nuk është akuzuar për vjedhje, ndërsa shtoi se ëhstë modeli më i mirë për t’u ndjekur, pasi edhe sot e kësaj dite jeton ende në katin e 5 të një pallati që ka ndërtuar Enver Hoxha.

“Unë jam modeli më i mirë në njëfarë mënyre. Nënpunësi që ka 30 vite që i shërben shtetit, jam 30 vite në Parlament dhe jetoj në katin e 5-të në rrugën “Ali Visha” në pallatin e ndërtuar nga Enver Hoxha. Ky jam unë Dash Shehi, që nuk jam akuzuar asnjëherë edhe pse kam qenë ministër e zv.ministër aty ku ishin paratë. Mua Rama më ka frikë në Tiranë dhe besoj se do ia tregoj vendin atij dhe horrave përqark tij. Ata që brohorisnin sot janë një grup idiotësh”, tha Shehi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img