Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

DASH: SHBA presin nga kandidatët e udhëheqësit shqiptarë të pranojnë vendimin e votuesve

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit (e Shqipërisë) që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave,” tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me zgjedhjet e së dielës.

Duke përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen aktive në zgjedhje, zëdhënësi thekson shpresën për “një certifikim të shpejtë, efiçent dhe të plotë të rezultateve nga zyrtarët e zgjedhjeve”.

“Ne mbështesim misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mirëpresin bashkëpunimin me qeverinë e dale nga zgjedhjet,” shton më tej zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj për të forcuar demokracinë, përfshirë shtetin ligjor, përgjegjshmërinë në qeverisje dhe reformat në drejtësi.

“Siç e ka bërë të qartë ambasadorja (Yuri Kim), Shtetet e Bashkuara mbështesin proceset demokratike dhe jo ndonjë kandidat apo parti specifike,” tha në komentet për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit./VOA

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img