Hapësire reklamuese

Rajoni

DASH: Presim zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Shkruar nga Newsbomb
DASH: Presim zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe nga Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë negociatave të mëparshme, përfshirë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës.

Një muaj më parë, në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë arritën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e SHBA-së, një marrëveshje gojore për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

“SHBA-ja dhe BE-ja presin nga të dyja palët që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe të zbatojnë marrëveshjet e mëparshme nga dialogu, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, siç kanë konfirmuar se do të bëjnë dy udhëheqësit në takimin e 18 marsit në Ohër”, thuhet në përgjigjen me shkrim të DASH-it për Zërin e Amerikës ndaj pyetjes për zbatimin e asaj për të cilën palët janë marrë vesh në Ohër.

DASH-i ka theksuar se SHBA-ja mbetet e angazhuar në mënyrë aktive në mbështetjen e Kosovës dhe Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve.

“Ne jemi të përqendruar mbi zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë që t’u ndihmojmë atyre të zhvillojnë marrëdhënie më paqësore dhe më të parashikueshme si fqinj, gjë që do të mundësonte stabilitet, siguri dhe prosperitet më të madh në rajon”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Më 18 prill, Bashkimi Evropian ka formuar një Komision të Përbashkët për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes së arritur nga udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë, në takimin e tyre në Ohër, më 18 mars.

Siç është bërë e ditur nga Brukseli, Komisioni do të kryesohet nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Belgjikë, Agron Bajrami, ndërsa Serbia nga kryenegociatori i saj, Petar Petkoviq.

“Detyra e Komisionit të Përbashkët është që të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin e zbatimit të saj”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Formimi i Komisionit të Përbashkët është paraparë në aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar për tekstin e kësaj marrëveshjeje në një takim të zhvilluar më 27 shkurt në Bruksel, ndërsa në bisedimet në Ohër ata janë marrë vesh për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Megjithatë, ata nuk kanë nënshkruar asgjë./ REL

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.