Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

DASH jep detaje nga vizita e John Kerryt: Jemi në Tiranë ku po festohet Shën Valentini. Këtu për reformën në drejtësi dhe Byronë

Shkruar nga Newsbomb

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), jep detaje mbi vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry në Tiranë. DASH kujton se sot festohet Shën Valentini ndërsa bën me dije se vizita e Kerryt do të zgjasë 4 orë.

“Jemi në Tiranë ku festohet sot Shën Valentini. Do të jemi këtu në Tiranë për rreth 4 orë dhe do të takojmë, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryeministrin Edi Rama. Më pas do të ketë konferencë shtypi dhe pas kësaj një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe grupin e tij parlamentar.

Po kështu do të kemi një takim dhe me grupe të Shoqërisë Civile të cilët kanë punuar me ne në cështje si, ligjet, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, LGBT, të drejtat e grave. Dhe më pas do të kthehemi në Uashington, dhe aty ku dielli ndriçon çdo ditë”, shkruan DASH.

"Sfida më e madhe e Shqipërisë është integrimi në BE, por gjatë rrugës kanë hasur probleme lidhur me krimin, korrupsionin dhe zbatimin e ligjit. Partitë politike tashmë janë duke punuar në një paketë reformash për të forcuar sistemin juridik në vend. Dy partitë politike në vend janë duke zhvilluar negociata, e për këtë arsye, Sekretari i Shtetit do të përforcojë mesazhin se, kjo paketë ligjesh është kryesore për ecjen përpara të Shqipërisë, jo vetëm për në BE, por edhe për të përmirësuar klimën e investimeve në vend. Ne kemi bërë shumë gjëra në terma afatmesme me Shqipërinë, por lidhur me këtë paketë legjislative, ne kemi dhënë këshilla në draftin e ligjit, në mënyrë që të jetë sa më i balancuar. Do të krijohet një strukturë e ngjashme me FBI-në, të cilën ata nuk e kanë aktualisht, gjë që do ta sjellë sisitemin juridik shqiptar më afër me Europën dhe SHBA-të", thekson raporti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese