Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘DASH cilësoi Shqipërinë si vendin e krimit’ Paloka paralajmëron Ramën nga selia blu: Shumë shpejt do të…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

badf47e2ef5164c98cd011b705b95b19

Në mungesë të kryetarit të PD-së Lulzim Basha, protestën e opozitës e ka mbyllur nënkryetari Edi Paloka nga selia blu.

Paloka falenderoi protestuesit në emër të Bashës, ndërkohë që përmendi një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas Palokës DASH e ka cilësuar Shqipërinë si vendin e krimit dhe për këtë arsye opozita do të protestojë deri në largimin e Ramës.

‘Dua t’ju përshëndes që u mblodhët sot në protestë, dua t’ju përshëndes edhe në emër të kryetarit të PD Lulzim Basha. Sot protestën tonë e drejtuan jo më kot studentët, ata ishin në ballë sepse kjo është Shqipëria që ne duam, Shqipëria që drejtohet nga studentët.

Pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit e cilësoi Shqipërinë e Edi Ramës si vendi i krimit, si qendër e drogës, si qendër të trafikimit të drogave të forta. Atë që Rama e quan Parlament është skena e shfaqjes së turpit e bashkëpunimit të krimit me politikën. Është një raport që dikur e kanë bërë vetëm noriegët. Ne që jetojmë këtu e dimë kush është Edi Rama prandaj jemi në shesh. Të jemi të bindur që ai kryeministër që nuk përfaqëson asnjë qytetar të ndershëm do të largohet shumë shpejt. Shumë shpejt do ta shihni si do ta marrë vrapin dhe nuk do ta dijë ku do të ndalet, prandaj numëron sa njerëz kishte opozita, sa mblodhi sot dhe sa do të mbledhë nesër. Ai duhet të kuptojë që urrejta e grumbulluar në zemrën e shqiptarëve është shumë e madhe.

Rama është vetëm skema e bashkëpunimit të krimit me oligarkët që hiqen aty si deputetë. Ne kemi dalë t’i japim fund atij Parlamenti. Ne të gjithë partitë e opozitës do të jemi bashkë deri në ditën që kjo qeveri do të shporret’, deklaroi Paloka, ndërkohë që e mbylli protestën me Himnin Kombëtar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img