Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Darkë pune për Aeroportin”, Edi Rama e kalon mbrëmjen në Vlorë nën shoqërinë e Behgjet Pacollit, i dhuron verë kallmet speciale, të ambalazhuar nga vetë ai

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama bëhet me dije se ndodhet mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i ekzekutivit është atje nën shoqërinë e biznesmenit Behgjet Pacolli.

“Me mikun tim të çmuar Behgjet Pacolli, pas një darke pune për planin e ndërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. #VerëKallmet #AmbalazhimiVetë”, shkruan Rama dhe ndan foton e mëposhtme me Pacollin.

Kujtojmë se, politikani dhe biznesmeni i njohur kosovar ka fituar tenderin dhe ka firmosur marrëveshjen me Qeverinë Shqiptare për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Sipas Pacollit, ai ka dashur prej kohësh të investojë në Shqipëri, dhe për këtë projekt do të bëjë vlonjatët të ndihen krenarë.

Edhe Behgjet Pacolli ndan fotot me Ramën në Vlorë, dhe shkruan:

Me mikun tim te shtrenjte, KM Edi Ramen pas nje darke pune per kantierin e madh te Aeroportit te Vlores, projektimi i të cilit është duke avancuar. Qëllimi kryesor është të bëjmë një aeroport modern që do të shërbejë si një  “HUB” ndërkombëtar(transoqeanik).

Në fund kisha kenaqesine e marrjes me vete te nje edicioni special te veres shqiptare “Kallmet”, etiketuar e ambalazhuar nga artisti Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img