Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Darka e Lalzit Rama-Meta, “kumbari” Leonard Koka hyn sërish në “lojë” dhe zbulon detajin e rëndësishëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nard Koka vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe kumbari i takimit mes Ramës dhe Metës në vitin 2012, do të jetë i ftuar në emisionin e gazetarit Cim Peka ku ka paralajmëruar se do të tregojë detaje të reja nga takimi.

Kujtojmë që marrëveshja Rama-Meta datonte në mesin e muajit maj 2012, ku papritur Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan në një darkë “historike” 7-orëshe në gjirin e Lalzit. Në vilë ishin vetëm 3 vetë Rama, Meta dhe Leonard Koka, një personazh i njohur në Durrës, vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Siç duket Koka do të risjellë edhe njëherë në vëmendje këtë darkë të shumë komentuar ndërsa pritet t’i dhurojë emisionit “FAKT” pikturën e këtij takimi.

“Leonard Koka te studio e Cim Pekës: Po ndodh dicja e madhe: Piktura e datës 1 Maj 2012 e darkës së Lalzit, i behet dhuratë emisionit FAKT”. Duhet të themi se është hera e parë që zbulohet “piktura” e kësaj darke por ende nuk dihet çfarë do zbulohet tjetër në këtë intervistë.

Më shumë

spot_img