Publikohen pamjet nga darka e fundit e Lirdonës me fëmijët dhe bashkëshortin që e vrau.
Sinjali.com ka publikuar një video nga orët e fundit të Liridonës, e cila u vra mbrëmjen e 29 Nëntorit me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili ndodhet në paraburgim në Prishtinë.
Lexo edhe: Habit babai i Naim Murselit: Familjarët e Liridonës duan të na vrasin
Në video duket Liridona, dy fëmijët 4 dhe 6 vjeç dhe Naimi, që hyjnë në restorantin “Etno Kuca” të Graçanicës për të darkuar.
30-vjeçarja fatkeqe nuk kishte idenë se çfarë do e priste pak orë më vonë.
Në pamje duket se familja ulet në tavolinë për të ngrënë, por ajo që vihet re janë lëvizjet e dyshimta të Naimit, i cili qendron me telefon në dorë. Ndoshta për t’i dhënë sinjalin ekzekutorit, Granit Plava, që t’i bëjë pritë makinës pasi të mbaronin darkën në restorant.
Sipas sinjali.com i pranishëm ne restorantin e njëjtë, dyshohet të ketë qenë edhe i dyshuari për vrasjen, Granit Plava.
Pas përfundimit të darkës, Naimi bashkë me Liridonën dhe fëmijët janë nisur me makinën e tyre, deri kur arritën në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ e ku gjasme u kanë dalë në pritë grabitësit e armatosur, që në fakt ishte Plava, i cili e qëlloi nga afërsia Liridonën me plumb në qafë.
Darkën para tragjedisë, e ka përmendur edhe babai i të ndjerës, Hajdar Ademaj, i cili ka deklaruar se para se të nisej për në Prishtinë.
Lexo edhe: Zbulohet kush do të përfitojë milionat e eurove të siguracionit të Liridonës
Liridona kishte qëndruar për vizitë te familja e saj në Gjakovë. Ademaj tha se Liridona e kishte njoftuar se bashkë me Naimin do shkojnë për të ngrënë në Graçanicë.
Kujtojmë se sot u arrestua në Gjakovë një person i katërt, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridonës.
I arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova. Ai dyshohet se i ka shitur armën Naim Murselit dhe ekzekutorit Granit Plava. Tre të arrestuarit e tjerë të cilët ndodhen ne paraburgim janë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, ekzekutori Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.
Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete
Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.
Liridona Ademaj
Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.
Kushtrim Kakolla, efektivi i FSK-se i arrestuar gjithashtu per vrasjen, nip i Naim Murselit
Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit
Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.
Granit Plava ka pranaur se ka marre 30 mije euro nga Naim Murseli, qe te vriste gruan e tij, Liridonen