Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
27 %
3.1kmh
40 %
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

“Daria Aslamova, spiune e konfirmuar”, ministri i Brendshëm i Kosovës: Dëshmi e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpalljes “non grata” për pesë vitet e ardhshme të gazetares ruse Daria Aslamova, pasi u përpoq të hynte në territorin e Kosovës.

Me anë të një postimi në Tëitter, Sveçla u shpreh se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës.

Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur policia e Kosovës është sulmuar dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve në veri të vendit.

Sveçla ka deklaruar se Aslamova është spiune e konfirmuar ruse e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune e konfirmuar rus e angazhuar në propagandë lufte në Ukrainë, u arrestua duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës.

Sot, nën autoritetin tim si Ministre e Punëve të Brendshme, e kam shpallur Daria Asmalovën persona non grata në Republikën e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.

Spiunët rusë vazhdojnë të jenë aleati kryesor i Serbisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën”, shkruan ministri Sveçla.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img