
Danimarka ka njoftuar se po planifikojnë që për herë të parë të zgjerojnë rekrutimet ushtarake edhe për gratë.
Rekrutimet ushtarake tek gratë dhe vajzat po mendohen të behën për të rritur kohën standarde të shërbimit. Ajo gjithashtu njoftoi se dëshiron të rrisë buxhetin e saj të mbrojtjes me gati 6 miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme për të përmbushur objektivat e NATO-s.
“Ne nuk riarmatosemi sepse duam luftë. Ne po riarmatosemi sepse duam ta shmangim atë”, - tha kryeministrja Mette Frederiksen.
Duke zbuluar reformat të mërkurën, zonja Frederiksen u shpreh më tej se qeveria po kërkonte të arrinte “barazi të plotë midis gjinive”.
“Rekrutimi më i fuqishëm, duke përfshirë barazinë e plotë gjinore, duhet të kontribuojë në zgjidhjen e sfidave të mbrojtjes, mobilizimin kombëtar dhe menaxhimin e forcave tona të armatosura”.
Tani qeveria planifikon të prezantojë rekrutim femrash nga viti 2026, duke e bërë atë vetëm vendin e tretë europian, krahas Norvegjisë dhe Suedisë që kërkon që gratë të shërbejnë në forcat e armatosura.
Gratë në vendin skandinav tashmë mund të bëhen vullnetare për shërbimin ushtarak.
Kryeministri Metter Frederiksen tha se shërbimi i rekrutimit do të zgjatet nga katër në 11 muaj si për burrat ashtu edhe për gratë, sipas BBC.
Vitin e kaluar shërbimin ushtarak e kanë kryer 4700 persona, nga të cilët rreth 25% janë gra. Ky numër do të rritet në 5000 në vit. Forcat e armatosura të Danimarkës aktualisht numërojnë rreth 20,000 personel aktiv, duke përfshirë rreth 9,000 trupa profesionistë.
Vendi, i cili ka një popullsi totale prej afro gjashtë milionë banorësh, po rrit gjithashtu shpenzimet e tij ushtarake nga 1.4% aktuale e PBB-së në 2% për të përmbushur objektivat e vendosura nga aleanca ushtarake e NATO-s.