Ish-lojtari i Barcelonës Dani Alves ka dalë sot para gjykatës ku ka dëshmuar për akuzën e sulmit seksual ndaj nda një vajze. Ai ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e cila e ka akuzuar për sulm seksual.
Alves u la në burg që prej 20 janarit pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze në një klub nate më 30 dhjetor. Futbollisti brazilian ka mohuar se ka sumlmuar viktimën e supozuar. Ai fillimisht kishte thënë se nuk kishte kryer marrëdhënie me të renë, por në fund ndryshoi versionin e tij.
Alves se po përpiqej të shpëtonte martesën e tij duke mos pranuar akuzën. Futbollisti i tha gjyqtarit se mes tij dhe 23 vjeçares kishte një tërheqje seksuale të ndërsjellë që nga koha kur ata u takuan në klubin e natës.
Më herët gjykata e kishte refuzuar kërkesën e tij për lirim me kusht, ndërsa hetimi vazhdon dhe gjyqi nuk është caktuar ende. Ai rrezikon që të dënohet me 15 vite burg, sipas ligjit të miratuar vitin e kaluar në Spanjë mbi abuzimet seksuale.