Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Dani Alves pas hekurave për përdhunim, modelja i kërkon divorcin (FOTO)

Lajme të ngjashëm

Telashet për ish-futbollistin brazilian Dani Alves, duket se nuk kanë fund. Prej disa ditësh ai ndodhet në burg, pasi akuzohet për sulm seksual. Pas kësaj akuze, gruaja e brazilianit, modelja dhe njëkohësisht biznesmenia Joana Sanz, ka kërkuar t’i japë fund marrëdhënies me Alves, duke i kërkuar divorcin këtij të fundit.

Kërkesën për divorc ajo e bëri përmes avokatëve të saj sepse siç raportojnë mediet e huaja, ajo ka hequr dorë nga takimet me ish-mbrojtësin e Barcelonës në burg.

Së fundmi 30 vjeçarja ka fshirë të gjitha fotot me Alvez, një veprim ky që tregon qartë se marrëdhënia mes dyshes është drejt fundit. Kjo situatë vjen në një moment shumë të vështirë për Sanz, e cila pak më shumë se një javë më parë humbi nënën e saj pas një beteje me kancerin. Siç tha edhe vetë ajo ka humbur “dy shtyllat e jetës së saj”.

Bukuroshja e lindur në Tenerife, u martua me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Alves në vitin 2017.

Kujtojmë se një 23-vjeçare pretendoi se ajo u sulmua nga Alves në qytetin Sutton më 30 dhjetor, duke çuar në arrestimin e tij më 20 janar. Gjykata vendosi që Alves të mbahej në paraburgim dhe që atëhere ai po qëndron në një burg jashtë qytetit.

Më shumë