Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Damir Fazlliç rishfaqet në Tiranë, pas takimit me ish-ministrin e PD, e pret në kafe gazetari i Top Channel

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç prej disa ditësh ndodhet në Tiranë.

Fazlliç ka qenë në qendër të akuzave nga politikanë dhe media pranë së majtës në Shqipëri për lidhjet korruptive me familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Qëllimi i vizitës së tij në Tiranë nuk dihet, megjithatë Fazlliç është parë në një prej bareve të kryeqytetit pak ditë më parë me ish-ministrin e PD-së, Arben Imami, raporton newsbomb.al.

Së fundmi është gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ai që është takuar me Fazlliç. Është e paqartë nëse ky i fundit i ka marrë ndonjë intervistë biznesmenit që vetëm pak muaj më parë Top Chanel i dedikoi thuajse një emision të tërë investigativ lidhjeve të tij “të errëta” me Berishën dhe zyrtarë të tjerë demokratë.

“6 tetor 2008, u takua në Londër me Damir Fazlic dhe realizova një intervistë me të për topchanneltv. Të nesërmen ajo që më tha ishte lajm i faqeve të para, në çdo gazetë në Shqipëri. Që nga ajo kohë ne mbajtëm lidhje, por sot pas 13 vitesh arritëm të kishim një takim kafe përsëri”, shprehe gazetari Veliu.

Fazlliç më herët e ka sulmuar ashpër në rrjetet sociale kryedemokratin Lulzim Basha, duke e quajtur me epitetin ofendues “Borati i Ballkanit”.

Çfarë thotë Top Channel për Fazlliç:

“Boshnjaku (Fazlliç) është cilësuar si agjent i CIA-s, trafikant mbetjesh bërthamore, pastrues parash dhe biznesmen kontrovers; këto akuza, shpesh me shumë pak fakte, nuk janë provuar kurrë. “Miku” i kryeministrit Sali Berisha, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, pranon në atë kohë para hetuesve të njësisë së Task-Force-s së prokurorisë së kryeqytetit se me studion ligjore “Malltezi & Kola” ka pasur marrëdhënie pune. Kjo studio ishte e Argita Berishës dhe ortakes së saj. Sipas tij nëpërmjet kësaj studioje ai ka kryer konsulencën juridike për shoqëritë e tij”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img