Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Damian, të fala gurusë”, Meta nga Vlora: Rama ka importuar banditin nga Astiri në Vlorë për të blerë vota!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka qenë në qytetin e Vlorës, nga ku ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë të rejat dhe të rinjve në Vlorë që të refuzojnë blerjen e votës dhe të votojnë për ata që dënojnë korrupsionin.

Meta i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se bën provokime ordinere dhe se ka një adresë në Vlorë pas 26 prillit ku mund të shkojë të kurohet.

“Është detyrimi i çdo brezi ndaj historisë sonë të përbashkët dhe ndaj së ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky nderim është edhe vlerësim i respektit dhe dinjitetit si shqiptarë.  

Sot nuk duhet të lejojmë nga askush që të ekslipsohet drita e flakës së lirisë që ata ndezën. Dhe lirinë mund ta mbrojmë vetëm duke forcuar demokracinë dhe duke refuzuar çdo lloj shtypje shoqërore. I ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Vlorës që të refuzojnë blerjen e votës. Ti qëndrojnë fort çdo presioni dhe përpjekje për të shantazhuar fuqinë e tyre që është vetëm vota.

I ftoj që të votojnë kandidatët apo kandidatet që luftojnë më shumë korrupsionin. Sepse korrupsioni ka kapur këtë vend. Ky është problemi kryesor që largon të rinjtë dhe të rejat nga Vlora. Do të kemi një Shqipëri më të mirë.

Unë kam vetëm një interes. Vlora e vlonjatëve. Sepse nuk do doja që këtu të takoja nga Bangladeshi dhe India. Ishim këtu për të nderuar gjakun e atyre që ranë në luftë, Tani ne e dimë kush e ka vrarë shpresën në një formë të re të instalimit të pushtimit. Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap sepse çdo gjë është në bazë të meritës, Për provokimet ordinere, ka një adresë ku mund ta dërgojmë më 26 prill ku do ketë mundësi të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës.

Unë kam qenë në Vlorë përgjatë aktiviteteve për 100-vjetorin e çlirimit të Vlorës. Ajo është e të gjithëve, aq më tepër e një presidenti që fshati ku ka lindur ka sjellë një çetë. Kështu është kënaqësi, do vij edhe më shpesh. Ka thirrje publike dhe inkurajim publik të bërë nga kryeministri për vjedhje vote. I keni parë të gjithë. Të fala Gurusë. Vlora e vlonjatëve”, tha Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img