Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri zbret në bazën e Taulant Ballës: E mora në dorëzim, kam sfidë të fitoj gjithë bashkitë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe njëherësh drejtues politik i Elbasnait, Damian Gjiknuri ka qenë sot në këtë qytet dhe ka mbledhur Asamblenë e Partisë. Nga bastioni i PS që për shumë vite është drejtuar nga Taulant Balla, ai tha se ka filluar një proces analize me elektoratin.

“Ne kemi filluar punën për zgjedhjet vendore dhe kjo analizë është shumë e rëndësishme për të hedhur bazat e mundshme për të pasur një organizim të duhur të PS, që PS të mos presë thjesht fushatën zgjedhore por përkundrazi në cdo moment PS të jetë e gatshme për ti fituar ato”, tha Gjiknuri ndër të tjera pas mbledhjes.

Pjesë nga fjala e Damian Gjiknurit:

Sot ishim në një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme në Elbasan. Ju e shikoni që unë kam nisur një tur në gjithë Shqipërinë si sekretar I përgjithshëm po aq më tepër në Elbasan si drejtues I qarkut, I deleguar, së bashku me kolegët e mi, me Evisin, Gledin dhe deputetët e tjerë.

Kemi filluar një proces analize me elektoratin, një process vlerësimi të gjithë punës së bërë me qëllim të nxjerrim më të mirën e mundshme të asaj që u arrit. Elbasani ka rezultate shumë të mira elektorale.

Por ne kemi filluar punën për zgjedhjet vendore dhe kjo analizë është shumë e rëndësishme për të hedhur bazat e mundshme për të pasur një organizim të duhur të PS, që PS të mos presë thjesht fushatën zgjedhore por përkundrazi në cdo moment PS të jetë e gatshme për ti fituar ato.

Unë kam besim se me punët e mira të bëra në Elbasan, dhe shpirtin që ndjej në Elbasan kam besim se do të fitojmë. Unë kam besim se do t’ia dalim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img