Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri takime me banorët në Borsh dhe Lukovë: Mos e çoni votën dëm për qoka farefisnie tek kandidat humbës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takimet elektorale më banorë në Borsh dhe Lukovë. Gjiknuri ndau me ta vizionin e qeverisë për zhvillimin e zonës, trasformimin që do të njohë zona kryesisht në ekonomi pas përfundimit të të gjitha invesimeve strategjike.

Bajpasi dhe rruga lidhëse me Lumin e Vlorës do të reduktojnë ndjeshëm distancat dhe do ta shndërrojnë bregun në një destinacion tashmë më lehtësisht të aksesueshëm për më shumë turistë. Sakaq, Gjiknuri sqaroi se banorë e kësaj zonë tashmë falë ndryshimeve ligjore arritën të legalizojnë banesat e tyre buzë rrugës.

“Mandatin tjetër përvec aeroportit të Vlorës do të bëhët patjetër edhe plani për aeroportin e Sarandës, i cili jam i bindur që do të realizohet sepse fizibiliteti ekonomik është bërë dhe do ti japë një ngritje ekonomike turizmit në një pjesë të konsiderueshme të Qarkut të Vlorës. Të gjitha këto janë akses më i mirë për turizmin dhe janë vepra që garantohen vetëm me mandatin e tretë të Edi Ramës. Në Dhjetor të 2020-tës arrita të nxjerr edhe vendimin e qeverisë kjo ka qënë lobimi im personal për legalizimin e objekteve buzë rrugës nacionale sepse pengoheshin.

Në zonë me të drejtë njerëzit thoshin se rruga ka ardhur te fshati që ka qënë ndërtuar, nuk flitet për ndërtime që shkuan buzë autostrade. Kryeministri e pa të arsyeshme këtë dhe nxorëm bazën ligjore dhe do ti japim mundësi legazimit të të gjitha objekteve këtu, pranë rrugës nacionale“, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri u ndal tek investimet në infrastrukturën rrugore që lidhin gjithë malësinë e Labërisë me bregdetin dhe krijojnë një bajpas rrugor shumë më të shkurtër.

“Kjo e shoqëruar dhe me planet që kemi për dy aeroporte, ku dikujt mund ti duket si ëndërr po një kontratë u lidh në Vlorë, do fillojë puna po pse jo të bëhët dhe ai i Sarandës dhe i gjithë bregdeti do të jetë zona më e lakmuar dhe me investime të mëdha“, theksoi ai.

Në komunikim me banorët e Borshit, Gjiknuri ndau mungesën e alternativës në rradhët e Opozitës, të cilët e kanë lënë zonën të pa përfaqësuar dhe për më tëpër nuk kanë vizion për të qeverisur sikundër pritshmëritë e banorëve të zonës.

“Partia Demokratike se këta janë ata opozitarët kryesor qe kemi ne, se LSI- ja është në tretje tani, pak nga pak besoj do të na zhduket nga jeta politike. Këta nuk e kanë vlerësuar fare zonën se nuk kanë asnjë përfaqësues. Nuk kanë menduar ndonjëherë për peshën e zonës që të ketë peshë politike, të ketë akses në vendimarrje dhe të përfaqësojë interesat e kësaj zone.

Do t‘ju vinë edhe nga partitë e tjera që kanë ndonjë farefis këtu, po ju them një gjë se janë edhe nga LSI- ja disa që kërkojnë se nuk kanë asnjë shans të zgjidhen deputet por vijnë kërkojnë ndonjë votë se kanë emrin. Ata e kanë thjeshtë se duan të zënë ndonjë vend pune nesër për të kapur një drejtor, por ne na duhet gjëja e madhe po nuk funksionuan investimet e mëdha, fati juaj është i lidhur ngushtë me to nuk është fakti që një njeri që ti  njeh do të bëhët drejtor apo të kapi ndonjë zyrë. Prandaj them se nuk duhet ta ngatërrojmë votën përsonale me votën për interesin komunitar që është me Partinë Socialiste“, insistoi shtoi Gjiknuri.

Gjithashtu, Risilia ishte ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Teksa ndau më banorët bilancin e punëve të kryera në Qarkun e Vlorës në tetë vitet që po mbyllen, ai vazhdoi me projektet e programuara për vazhdimin e të cilave duhet vota e qytetarëve në 25 Prill.

“Ju e mbani mend para katër vitesh kur ju dhashë fjalën, rruga u bë realitet dhe tashmë fshati është shumë afër qytetit të Vlorës. Me infrastrukturën e përmirësuar dhe që do të jetë edhe më e mirë me përfundimin e Bajpasit apo me riparimin e rrugës së Babicës dhe spitalit që është pjesë që ju prek edhe ju. Komunikimi me qytetin do të jetë shumë më i mirë. Nga ana tjetër ne nuk kemi mbaruar punë me fshatin, në këto tetë vite Vlora ka bërë ndryshime të mëdha, gjithë vlonjatët ndihen krenar për këto ndryshime. Qyteti i Vlorës dhe Qarku i Vlorës, ka shumë vepra të mëdha që po e trasformojnë dhe që as i mendonte njeri se do të bëhëshin”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, Vlora me gjithë këto vepra që po bëhen përfshirë edhe aeroportin dhe gjithë këto lidhje me bregdetin, pra, rruga e Lumit të Vlorës që po del në bregdet në Qeparo, gjithë kjo unazë zhvillimi me këto vepra infrastrukturore, do të krijojë të ardhura ekonomike. “Ne kemi një përfaqësi shumë të mirë për Vlorën, kemi djemtë dhe vajza tona që janë të lidhur me qytetin me Vlorën e që kanë dhënë provat politike, po mbi të gjitha kemi qeverinë, kemi Edi Ramën se pa mbështetjen e tij shumë gjëra që ju i shihni që po bëhen nuk do të ishin të mundura”, insistoi Gjiknuri.

Gjiknuri shoqërohej në këtë takim nga deputeti Fate Velaj , ndërsa u bëri thirrje banorëve të votojnë masivisht Partinë Socialiste që të çojnë në fund projektet e nisura që do të sjellin një hov cilësor zhvillimi edhe në zonë.

Po ashtu, Gjiknuri zhvilloi takime elektorale me banorë të Pilurit dhe Kudhësit, pjesë e Bashkisë së Himarës.

“Fshatrat e bregut avash, avash po rregullohen. Ka ngel një çështje, ajo e regjistrimit të pronave. Ligji që doli më në fund 20/20, u bë me shumë mund dhe çështja po vihet në vijë dhe pak nga pak të gjitha fshatrat po regjistrohen. Ka filluar shpallja dhe regjistrimit të tokave dhe unë personalisht do të ju ndihmoj në institucionet e Vlorës apo Sarandës për të gjitha problemet tuaja. Pala tjetër shi ça thotë, do shfuqizojmë ligjin për pronat thonë. Pra të ju lënë në hava kur ne shyqyr që jua vumë në vijë atë problem e ta zgjidhim. Duan që ju të rrini prapë peng me vite të tëra dhe të vijnë ata siç kanë ardh zakonisht çakenjtë e pronave”, u shpreh Gjiknuri. 

Më tej, Gjiknuri u ndal tek kandidatët e opozitës dhe alternativa që ata përfaqësojnë. 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img