Hapësire reklamuese

Politikë

Damian Gjiknuri takim me socialistët në Vlorë: Një grup simpatizantësh ikën nga LSI, u bashkuan me ne

Shkruar nga Newsbomb
Damian Gjiknuri ne Vlore

Drejtuesi politik i PS për Vlorën, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me ish0simpatizantë të LSI-së në qytetin bregdetar.

Gjiknuri postoi disa foto në Facebook, ku shprehet se PS i ka marrë me dhjetëra simpatizantë LSI-së, të cilët së fundmi i janë bashkuar forcës më të madhe politike në vend.

Sipas tij çdo qytetar i Vlorës duhet të hedhë votën për PS-në më 25 Prill, pasi kjo forcë politike qëndron pas punëve të mira  dhe projekteve në zhvillim që do ta bëjnë Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës.

Postimi i plotë i Damian Gjiknurit:

Një tjetër grup i gjerë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë. Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll