Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri takim me komunitetin çam në Vlorë: Mandati i 9-të i PS, mandati i patriotëve çam që bën deputete vajzën tuaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri mori pjesë mbrëmë në një takim me komunitetin çam në Vlorë ku prezantoi kandidaten Teuta Ramaj e cila mban numrin 9 në listën e socialistëve.

Gjiknuri tha se çdo votë nga komuniteti çam duhet të shkojë për Partinë Socialiste dhe të vetmen përfaqësuese dinjitoze çame për këtë legjislaturë. Ai vuri theksin tek bashkimi i të gjitha forcave, që çamët të nxjerrin mandatin e tyre ndërsa Nr.9 që Teuta Ramaj mban në listën e socialistëve përkon dhe me objektivin për 9 mandate në Qarkun e Vlorës për PS.

“Përfaqësim real politik do të thotë pjesë e vendimarrjes, pjesë e aksesit në institucione dhe asnjëherë komuniteti juaj, kjo krahinë kaq e shquar, pjesë integrale e Qarkut te Vlorës, nuk e pati këtë shans. Gjithmonë është votuar për të tjerë në Tiranë, për të bërë politikat e tyre, por asnjë nuk mendoi realisht për këta patriotë këtu që kanë nevojë për përfaqësi, kanë nevojë për avancim dhe akses në vendimarrje. Pikërisht sepse nuk është vetëm çështje kombëtare është edhe çështje komunitare, është çështje e integrimit  të qytetarëve.

Sëbashku do ta garantojmë këtë. Prandaj, mandati i nëntë është mandati i patriotëvë çam, i krahinës tuaj. Jam i bindur se me votën tuaj masive, ju e keni në dorë. Dëshiroj të bëj thirrje që duke votuar numrin 12 PS dhe numrin 9 në listë Teuta Ramaj, që përkon me 9 mandatet, të mendoni që do të keni zonjën tuaj, vajzën tuaj përfaqësuese në Kuvend. Ata nuk e duan mandatin e 9-të të PS, nuk duan që ky mandate ti shkojë vajzës çame sepse asnjë parti tjetër nuk ka një shans real për të pasur një përfaqësim”, u shpreh Gjiknuri.

Gjithashtu,  Gjiknuri i shoqëruar nga deputeti aktual Edmond Leka dhe kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një takim me banorë të rajonit nr.2 në qytetin e Vlorës.

“Numri 12 duhet të jetë edhe referendum për këtë avatarin e ditëve të fundit që ka zbritur në Vlorë e që zbuloi komplotin se tha do marrin 9 mandate. Unë tha zbulova komplotin se vlonjatët do të votonin për 9 mandate për Partinë Socialiste. Pra, problemi i këtij mikut që erdhi nga Tirana, Presidenti që na u vetshpall lider i opozitës kishte hallin pse qytetarët e Vlorës do të jepnin 9 mandate për Partinë Socialiste.

E vërteta është se qytetarët e Vlorës do ti japin 9 mandate për Partinë Socialiste sepse Partia Socialiste ja ngriti dinjitetin Vlorës jo thjesht me këngë, histori e lapidare por edhe me vepra konkrete. Patjetër këtyre ju vret sytë e bukura, edhe Presidentit edhe këtyre tjerëve këtu. Në çdo vend që trokasin ju thonë se në Vlorë po bëhet ndryshim i madh”, u shpreh Gjiknuri.

Në vlerësimin e tij, të gjithë besojnë tek kjo Vlorë e ndryshuar.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se kjo Vlorë është shumë herë më e bukur dhe këto erdhën sepse patëm një qeveri që punoi për Vlorën. Ne na duhet vota për numrin 12 për Partinë Socialiste. Të dashur vëllezër dhe motra, mos e hidhni votën dëm, ata duan ta ndalojnë zhvillimin e Vlorës. E deklarojnë përditë se projektet e Vlorës thonë do ti çojmë në SPAK, në prokurori. Ne duhet ti themi të kundërtën, ne vlonjatëve na ka ardhur fati, shyqyr që po investohet dhe këto projekte do ti çojmë deri në fund. Vlora është e jona, nuk ështe e Lul Bashës dhe të tjerëve të cilët e kanë treguar se sa e duan këtë qytet. Çfarë bënë ata kur ishin në pushtet? Asgjë! Ne e kemi një mission të nisur, kemi një rrugë që se kemi përfunduar, ky Qark ka potenciale të mëdha dhe jo më kot qeveria socialiste ka investuar në këtë Qark. Për të mos I lënë në mes këto, sic duan ata të bëjnë për të na kthyer prapa, ne duhet të votojmë numrin 12 Partinë Socialiste. E ardhmja juaj është zhvillimi i këtij qyteti, zhvillimi i këtij qyteti ka vetëm një destinacion numrin 12. Nuk ka asnjë numër tjetër”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai ftoi qytetarët e Vlorës në një referendum masiv për ti dhënë përgjigje edhe pretendimeve të Presidentit Ilir Meta.

“Avatari që ka ardhur të zbulojë komplotet në Vlorë ka dalë dhe thotë unë jam kandidati i opozitës, unë jam drejtuesi i opozitës. Ai ka kohë që kërkon një referendum, le ti japim referendumin në Vlorë. Qytetarët e Vlorës nuk janë mish për top, as njerëz që mbajnë armët aty fshehur dhe tu vijë Ilir Meta tu thotë rrëmbeni armët ju për kuislingët. Ne në histori kemi luftuar pushtuesit, ne jemi pro zhvillimit dhe të mirës. Tani meqe ai do referendum, le ti japim referendumin alla vlonjatçe me 9 mandate për Partinë Socialiste dhe ai të mos shkelë më në Vlorë”, kërkoi Gjiknuri.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img