Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Damian Gjiknuri takim me bizneset që operojnë në zonën e autostradës Vlorë-Levan: Gati projekti edhe për rehabilitimin e aksit të vjetër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë, Afrim Qendro, zhvilluan një takim me përfaqësues të bizneseve që operojnë në zonën e autostradës Vlorë-Levan, zonë e cila për vëmendjen e veçantë infrastrukturore që i është kushtuar, është kthyer në një potencial zhvillimi për bizneset që operojnë aty, duke hapur mundësi të tjera zhvillimi.

Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se kjo zonë për vet rëndësinë që paraqet për Vlorën, ka njohur trasformim të rëndësishëm gjatë dy mandateve të para të qeverisjes socialiste.

“ Me zhvillimet dhe projektet e parashikuara, duke qenë dhe shumë pranë Vlorës, kjo zonë do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme. Investimet e pritshme, projekti për aeroportin e Vlorës dhe përmirësimi i infrastrukturës lidhëse me aeroportin, zgjerimi i rrugës që shkon në Akërni dhe që lidhet me autostradën, do të ndikojë padiskutim tek bizneset e në veçanti tek ato që operojnë me Italinë, duke i krijuar akses bashkëpunimi bizneseve të Vlorës me vendet fqinje. Porti i ri i Triportit dhe aeroporti do ta transformojë tërësisht këtë zonë, duke e shndëruar në një potencial zhvillimi. Investimet infrastrukturore do të rrisin interesin e investitorëve të huaj për të ardhur e për të investuar në zonë, duke krijuar dhe prespektiva të shumta punësimi për të rinjtë dhe të rejat e zonës. Në këtë mandat të tretë të qeverisë është parashikuar rehabilitimi i rrugës sekondare, aksit të vjetër të autostradës, për ta bërë edhe atë njësoj të aksesueshëm si çdo aks tjetër, me parametra bashkëkohor. Projekti i rehabilitimit është gati, pritet vetëm shpallja e kompanisë fituese për nisjen e rehabilitimit të aksit të vjetër”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, lehtësirat ndaj bizneseve kanë qënë në fokus të qeverisë. “Bizneset e vogla janë përjashtuar nga taksat, duke paguar vetëm kontributet shoqërore, ndërsa biznesi i madh nuk është më nën trysninë e tatimorëve pasi administrata vepron konform ligjit”, theksoi Gjiknuri.

Në bashkëbisedimin me përfaqësuesit e biznesit që operojnë në zonën e autostradës Gjiknuri theksoi se në këtë mandat të tretë do t’i jepet zgjidhje përfundimtare edhe ngërçit që shpesh ka ekzistuar për lejet e bizneseve që duan të operojnë në këtë zonë, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.

Gjiknuri theksoi se janë të shumta arsyet se përse Partia Socialiste duhet të fitojë mandatin e tretë qeverisës ndërsa nuk ekzistojnë një arsye bindëse që të mendohet e kundërta.

 “Interesi i veçantë i Kryeministrit Rama e ka kthyer Vlorën në një pol të rëndësishëm investimesh dhe zhvillimi. Nga pikëpamja infrastrukturore ndryshimet janë shumë të mëdha. Në këtë mandat të tretë projektet e nisura në Vlorë, me interesin e Kryeministrit Rama do të vijojnë më tej. Gjithë projektet e mëdha, nëse mendohet ndryshimi i kahut politik, do të mbeten ne mes. Në Vlorë, Partia Demokratike nuk ka moral të kërkojë votë, sepse e ka treguar me fakte se nuk bën asgjë për Vlorën, siç nuk ka bërë asnjëherë asgjë. Vota për Partinë Socialiste është votë për zhvillimin e Vlorës”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img