Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Damian Gjiknuri takim me banorët në Himarë dhe Qeparo: Mos çoni asnjë votë dëm tek PD-LSI, nuk i lidh asgjë me zonën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PS për qarkun Vlorë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga kandidati për deputet Niko Kuri dhe nga Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, zhvilloi takimet elektorale në Himarë dhe Qeparo.

Në Himarë, Gjiknuri u ndal në investimet e realizuara gjatë dy mandateve të qeverisjes duke bërë që potenciali ekonomik i qytetit të rritet nga viti në vit. Ai theksoi se çështja e regjistrimit fillestar të pronave, një problematikë e kthyer në gangrenë shumëvjeçare për Himarën, tanimë është në rrugën e duhur, falë bazës ligjore.

Pas përfundimit të regjistrimit të pronave në Iliaz dhe Gjilekë, pritet të nisë procesi në Livadh, Himarë dhe Dhërmi, deri në pajisjen e të gjitha fshatrave të jugut me certifikatën e pronësisë.

Gjiknuri u ndal dhe në procesin e regjistrimit të shtëpive të vjetra duke theksuar se po angazhohet personalisht që ky proces të ecë sa më shpejt. Ai ironizoi pretendimet e kundërshtarëve politik duke pohuar se “Kandidati i PD, që nuk ka asnjë lidhje me Himarën, ka deklaruar se të gjitha projektet e implementuara në Qarkun e Vlorës do t’i kthejnë pas. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Partitë e tjera nuk kanë lidhje me këtë krahinë. Ata nuk kanë një kandidat që t’ju përfaqësojë juve e jo më të dinë hallet tuaja. Në Bashkinë Himarë partitë e tjera  nuk duhet të marrin asnjë votë pasi nuk i lidh asgjë me Himarën. As Omonia nuk ofron më asgjë pasi në të kundërt do ta kishin një kandidaturë përfaqësuese, por ashtu siç të gjitha partitë e tjera kanë zero interes për Himarën, kanë dhe zero kandidaturë përfaqësuese për këtë zonë” theksoi Gjiknuri.

Duke ju referuar ofertës politike të opozitës si të papërshtatshme, Gjiknuri ftoi qytetarët e Himarës që ta konsiderojnë referendum votën e 25 Prillit në mbështetje të projekteve transformuese për qarkun.

“Partia Demokratike nuk ju solli asnjë përfaqësues, mos i jepni asnjë votë ndërsa LSI- së që vijnë t’ju kërkojnë vota për pushtet e për të sistemuar në punë njerëzit e tyre përgjigjuni vetëm me vota për PS-në. T’ia japim Ilir Metës referendumin që kërkon duke nxjerrë 9 mandate për Qarkun e Vlorës, si mbështetje masive e gjithçkaje të nisur. Është kjo arsyeja përse vota juaj duhet të shkojë vetëm për numrin 12, për Partinë Socialiste, për të bërë më të mirën për Himarën dhe për gjithë qarkun e Vlorës”, theksoi Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro theksoi se partitë e tjera e kanë vërtetuar se nuk kanë çfarë t’i ofrojnë Himarës. “Vetëm Partia Socialiste ka treguar në këto 8 vite se çfarë mund të bëjë duke vazhduar më tej projektet e nisura ndërsa pohoi se himariotët janë të vendosur dhe e dinë se vetëm vota për numrin 12, për Partinë Socialiste, është votë për zhvillimin e Himarës dhe të gjithë qarkut Vlorë”, u shpreh Goro.

Nga fshati Qeparo, Gjiknuri pohoi se “Në këto 8 vite qeverisje të Partisë Socialiste, ne jemi dëshmimtarë të ndryshimeve të mëdha si në fshatin Qeparo, në qarkun e Vlorës dhe në të gjithë bregdetin shqiptar. Të gjitha këto ndryshime kanë ndodhur si rezultat i punës dhe vëmendjes së qeverisë Rama”.

Duke u ndalur në investimet konkrete Gjiknuri pohoi se shëtitorja e cila nuk ka qenë 8 vite më parë dhe rruga e Lumit të Vlorës e cila po përfundon e që do të shërbejë si një rrugë strategjike, sepse fshati Qeparo do të jetë qendra ndarëse e fluksit të turizmit në të gjithë zonën e jugut,  janë investime të cilat do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e potencialit ekonomik.

Gjiknuri pohoi se “Investimi  i qeverisë në rrjetin e ujësjellësit do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të furnizimit me ujë të pijshëm pasi uji 24 orë është domosdoshmëri për zonat turistike. Investimi i realizuar në rjetin elektrik ka zgjidhur përfundimisht problematikat e 8 viteve më parë. Edhe procesi i legalizimit ka ecur duke u vendosur në rrugën e zgjidhjes”, u shpreh Gjiknuri.

Kandidati për deputet Niko Kuri, duke falenderuar Partinë Socialiste për besimin në kandidaturën e tij pohoi se nuk u gjend rastësisht në Partinë Socialiste por për faktin se gjen veten tek programi i kësaj force politike si e vetmja alternativë që do të çojë përpara investimet e nisura. Kuri theksoi se “Partia Socialiste është zgjidhja më realiste për 4 vitet e ardhshme, është zgjidhja më e mirë për të gjithë vendin dhe për qarkun e Vlorës”, pohoi kandidati Niko Kuri. Ai u ndal dhe në çështjen e minoritetit grek duke theksuar se ky komunitet ka jetuar në paqe me komunitetet e tjera.

Në cilësinë e drejtuesit politik të PS për Qarkun e Vlorës por edhe në atë të deputetit të zonës, Damian Gjiknuri zhvilloi takime elektorale me banorë në fshatrat Dhërmi dhe Vuno.

“Qeveria  e Partisë Socialiste, përgjithësisht për Qarkun Vlorë, por edhe për fshatin tuaj ka bërë gjëra që nuk i kishte menduar njeri. Vetëm të shohësh vlerën e investimeve të hedhura në Vlorë, në Himarë në gjithë bregdetin shqiptar, është një vlerë marramendëse krahasuar me çfarë është bërë më parë.  Janë bërë vepra të mëdha qoftë dhe rruga e Lumit të Vlorës, që e lidh Vlorën me një aks të dytë me bregdetin, po të shikojmë pjesën nga Borshi e poshtë e cila ka qënë më pak e zhvilluar, kjo rrugë do ti japë një zhvillim më  të madh zonës dhe dhe do të zbusë fluksin më të madh që ka qënë në Dhërmi.

Presioni në Dhërmi ka qënë më i madh sepse ka qënë afërsia me Vlorën dhe me pjesën tjetër të Shqipërisë. Do të bëhet aeroporti e më pas do të realizohet edhe tuneli pasi është futur në planet buxhetore të qeverisë. Bërja e tunelit do ta afrojë shumë pjesën tjetër të vendit me Dhërmiun, kështu që ju do të jeni prapë stacioni i parë i flukseve të mëdha turistike“, theksoi Gjiknuri.

Ai insistoi se falë investimeve dhe rritjes së vlerës së pronave, Dhërmiu është bërë markë ndërkombëtare si fshati me piktoresk dhe më i bukur. “Këtu po  zgjidhet uji i pijshëm, ujrat e zeza po sistemohen, pak nga pak të gjitha gjërat po zgjidhen. Energjia është shumë më e mirë sesa ka qënë më para,  e dini shumë mirë para katër apo pesë viteve“, u shpreh socialisti.

Më tej, Gjiknuri u ndal në një takim në fshatin Vuno ku tha se ka asnjë qeveri nuk ka bërë për zhvillimin e zonës sa qeveria socialiste e Edi Ramës.

“Unë mendoj se këtu vijmë ballëlartë në fshatin tuaj, sepse në fshat është investuar shumë nga qeveria dhe do të vazhdojë të investohet. Vunoi është nga fshatrat më të bukur në shqipëri që do të bëjë krenar jo vetëm ju si fshat por të gjithë zonën e Himarës. Nisja e procesit të vaksinimit edhe për sektorin e turizmit, do të lehtësojë ndjeshëm sektorin dhe do të lejojë që të ketë më shumë shërbime dhe më pak rrezik për infektime tha Gjiknuri.

Sipas tij, procesi i vaksinimit për moshatarët ka ecur tani po shtrihet edhe te pjesa që janë më të rinj dhe te personeli që punon në turizëm, kjo do të bëjë që Shqipëria ti kthehet shumë shpejt normalitetit.

Gjiknuri tha se falë ligjit 20/20 po merr zgjidhje regjistrimi fillestar i pronave ndërsa paralajmëroi të bëhet kujdes me atë çka premton PD pasi rikthen kalvarin e abuzimeve.

“Çfarë ju ofron krahu tjetër se vinë ata të PD dhe thonë do të  shfuqizojmë ligjin për pronat? E kanë seriozisht, kjo do të thotë që të mos rregjistrohen më prona këtu dhe të ngelët procesi në hava edhe për disa vite të tjera. Se kur u themi si zgjidhet kjo, thonë se do ti çrregjistrojnë dhe do bëjnë nga e para. Do humbasim disa vite e do vijnë ata çakenjtë e pronave që dhe më parë e dini shumë mirë se çfarë është bërë këtu. Me PS sigurohet edhe rregjistrimi i shtëpive të vjetra dhe këtë proces ta përfundojmë në kohë“, premtoi Gjiknuri.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img