Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Damian Gjiknuri takim me banorët në fshatin Kotë: Shumë shpejt nis edhe loti i lll-të, rruga Peshkëpi – Selenicë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kordinatori politik I Qarkut Damian Gjiknuri si dhe deputeti Vullnet Sina u takuan me banorë të fshatit Kotë, në Bashkinë e Selenicës. Në një fshat që është kthyer në një kryqëzim të rëndësishëm  rrugësh lidhëse mes Bregdetit të Himarë, Vlorës por edhe Tepelenës.

Kjo zonw ka njohur trasformim të rëndësishëm gjatë dy mandateve të para të qeverisjes Rama. Gjiknuri tha se në këtë zonë ndryshimi është I prekshëm.

“Ka shumë gjëra që ne na bëjnë krenar dhe na I bëjnë të lehtë komunikimin, pasi në këtë krahinë ndryshimi është I prekshëm  dhe është shumë real. Rruga është kryefjala e zhvillimit të kësaj zone.  Kjo u bë realitet falë interesit dhe investimit të Partisë Socialiste dhe  Edi Ramës. Mos I besoni  kur thonë se ju erdhi koha rrugëve.

 Jo, na erdhi koha jonë si Vlorë,  që të kemi kryeministër Ramën dhe të kemi qeverinë e Partise Socialiste, që  di ta vlerësojnë këtë krahinë dhe ndaj u bë kjo rrugë. Ju  them një gjë, çdo votë apo eksperiment I gabuar,  do ti  ndalë në mes këto investime , kjo është e  provuar.  Sa herë që ka ndryshuar pushteti në kahe të gabuar interesi ka vajtur diku tjetër. Kjo rrugë është shtylla e zhvillimit të kësaj krahine,  shumë shpëjt do të lidhemi me bregdetin dhe kjo rrugë do të jëtë arterie kryesore e komunikimit për shumë e shumë udhëtarë që do të zgjedhin të shkojnë në jugun e Qarkut.

Nga ana tjetër, nga interesimi im këto  ditë u dorëzuan ofertat për lotin tjetër të rrugës nga Peshkëpia në Selenicë dhe besoj brenda pak ditësh do të shpallet firma fituese ,do të lidhet kontrata dhe fillon puna. E gjithë krahina e Laberisë bëhet përfundimisht me rrugën që e ka merituar”, tha Gjiknuri.

 Teksa kërkoi nga banorët votën për një mandat të tretë, deputeti Vullnet Sinaj, tha se  provat janë dhënë me investime dhe përkushtim ndaj kësaj zonë, ndaj rrugëtimi nuk duhet ndalur.

“Kujtoj para katër  viteve kur  u mblodhëm bashkë dhe më thatë se nuk kishte ujë , dhe furnizohehin me një pompë Mavrova dhe Kota. Atëherë, bashkia e djathtë nuk na lejoi të ndërhynim, por tanimë ky problem është ezauruar me impenjimin dhe investimin tim personal dhe jam I lumtur se në këtë zonë furnizimi me ujë është 24h.

Jam kaq shpresëplotë për vijimin e këtij rrugëtimi, ku dëgjoj se në Vranisht janë kthyer mbi 40 emigrant dhe kërkojnë takim me mua për të ardhmën e fshatit. Ndërsa me tingëlloi e pabesueshme kur në Kuç nga 300 mijë lëkë, tashme vlera e banesave llogaritet 40 mijë dollar. Ndërsa pronat nuk shiten . Për të gjitha këto, ne meritojmë një mandate të tretë besimi dhe shprese për më shumë investime dhe projekte”, tha Sinaj.

 Sinaj shtoi se në zonë janë bërë investime edhe në kanalet vaditëse, ndërsa  fermerët janë ndihmuar me skemat e posaçme subvencionuese në Bujqësi. Ndaj kërkoi votësim për Partinë Socialiste më 25 Prill.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img