Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
2.6kmh
0 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Damian Gjiknuri takim me banorët e Novoselës: Do të investojmë 8 milion euro për ujësjellësin, do zgjidhet problemi i gjithë zonës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidati për deputet Ervis Moçka u takuan me banorët e njësisë administrative të Novoselës. Gjiknuri kërkoi nga banorët e një prej zonave më prodhuese bujqësore që të mbështesin Partinë Socialiste për të vazhduar projektet e investimeve.

“Banorët e njësisë Novoselës, kërkojnë vetëm një gjë, infrastrukturën bazë nga shteti, pjesën tjetër e sigurojnë vet. Ne për këtë jemi. Më vjen mirë që  e nisëm me energjinë, bëmë goxha investime dhe nuk kanë përfunduar të gjitha, por të  paktën i dhamë rezultatet e para dhe do të vazhdojmë. Shumë shpejt fillon ujësjellësi, 8 milion euro  në të cilin do të lidhen të gjitha fshatrat e Novoselës dhe përfundimisht zona nuk do të këtë më problem me ujin.

Siguruam dhe fondet për mbrojtjen e argjinaturës së Vjosës,  edhe ky projekt do të ecë dhe do të përfundojë shumë shpëjt. Projekti tjetër madhor që kemi rënë dakord dhe po  ua premtoj se do ta realizojmë është dhe  gjithë ujitja për zonën. Që të sjellim si duhet edhe pjesën e bonifikimit edhe pjesën e ujitjes që kjo zonë të mos ketë më problem në këtë drejtim. Me  gjithë këtë infrastrukturë të bërë mirë, për pjesën tjetër ju jeni të zotët e punës.

Ju jeni më fat sepse përveç zhvillimit bujqësor ka dhe shumë investime në  prodhim , pasi ka shumë veprimtari prodhuese afër  autotradës që janë shndërruar në motor zhvillimi për Vlorën”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai u ndal edhe tek ndikimi që do të ketë aeroporti i Vlorës në zhvillimin e njësisë së Novoselës.

“Ju do të keni edhe aeroportin dhe do ta ngrerë shumë vlerën e kësaj zone,  jo vetëm vlerën e pronave këtu por i gjithë interesi për këtë zonë do të jetë shumë i lartë. Këtu në Novoselë njërëzit do ta shikojnë shumë shpejt zhvillimin”,tha Gjiknuri.

Përfaqësuesi i kësaj zone në skuadrën fituese të Partisë Socialiste në 25 Prill, Ervis Moçka, tha se trasformimi ka nisur për zonën e Novoselës, pasi investimet në energjitikë do të pasohen me investime në kanale kulluese për bujqësinë dhe trasformimin e zonës në një prej prodhueve më të mëdhenj në Shqipëri.

“Kemi filluar me ndryshime që nga energjia elektrike , kur Damiani ishte ministër, ABC-ja u bë shumë shpejt dhe kjo zonë nuk vuan më. Ne kërkojmë  sot, votën për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. E kërkojmë këtë votë për të vazhduar ato reforma që janë nisur. E duam këtë mandat  për reformat të cilat na prekin drejtpërdrejt. 

Ka nisur procesi i rregjistrimit të tokës, e kërkojmë  këtë mandat për të mos ndaluar kjo reformë. Ka nisur procesi i legalizimeve  dhe vetëm Partia Socialiste e ka vazhduar këtë proces. Pikërisht si ecëm me legalizimet do të duam të ecim dhe me rregjistrimin e tokës bujqësore. Vetëm nëpërmjet këtij rregjistrimi do të jetë e mundur të zhvillohet ekonomia rurale. Do të bëhet e mundur që shume prej fermerëve të mund të aplikojnë për subvencione dhe në skemat e financimit të bujqësisë.

Me Damianin në parlament do të lobojmë për fillimin e një prej projekteve më të mëdha të infrastrukturës për kullimin dhe vaditjen për të gjithë zonën bujqësore të Novoselës”, tha Moçka.

Gjiknuri e Moçka kërkuan nga banorët e zonës jo vetëm votëbesim për mandatin e tretë, por  angazhimin e tyre që reformat e nisur të mos ndalen, duke garantuar se Partia Socialiste  është e vetmja alternativë qeverisëse për progresin e Shqipërisë.

Më shumë

spot_img
spot_img