Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri takim me banorët e Nartës: Zhvillimi i Vlorës i garantuar me votën për Partinë Socialiste

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim elektoral me banorë të Nartës në Vlorë.

Ai u kërkoi banorëvë të tregohen të kujdesshëm, mos të gënjehen dhe të votojnë për parti të cilat kërkojnë regresin dhe destabilitetin.

“Nga ata të LSI-së ka ndonjë që vjen këtu por ata nuk përfaqësojnë asgjë fare, tani na ka ardhur Presidenti kandidat, nuk është më as ai Luan Rama, i përzunë të gjithë e nuk kanë besim më të njeri. Jam unë kandidat thotë! Për çfarë vjen ai? Që ti hedhi benzinë zjarrit, se bën thirrje do bëjë kryengritje, do tja bëj fora, do marrin armët! Këtyre njërëzve ju ka mbetur mendja tek turbullirat por Vlora e ka vuajtur njëhërë 97-tën. Vlora kërkon qetësi, Vlora do zhvillim dhe ky zhvillim vjen i garantuar me votën për Partinë Socialiste. Ndaj, unë kërkoj që në mënyrë masive të shkoni të votoni Partnë Sociliste”, shtoi Gjiknuri.

Drejtuesi politik i socialistëve në Qarkun e Vlorës tha se mandati i tretë do të jetë mandat i trasformimit rrënjësor të zonave rurale dhe kthimin e tyre në resurse turistike me potencial të rëndësishëm zhvillimi për qytetin.

“Kam një lajm të mirë, shumë shpejti nis puna për asfaltimin e rrugës së fshatit, risistemimi i gjithë rrugës dhe ardhja në fshat do të jetë shumë herë më e thjeshtë. Pse duam ne mandatin e tretë qeverisës apo pse duam 9 mandate në Vlorë?! Sepse ne demonstruam se punojmë dhe se deri më tani janë investuar 1 miliard euro. Në momentin që investohet rritet interesi, rritet vlera e pronës për ju. Do të ketë më shumë vizitor pasi fshati juaj është fshat historik. Në momentin që do të bëhet dhe qendra e fshatit që do të nisë së shpejti, do ti japim një simbolikë historike dhe do të ndiheni me të vërtetë lagje e Vlorës. Ne kërkojmë mandatin e tretë që punët e nisura ti çojmë deri në fund”, theksoi Gjiknuri.

Gjiknuri gjithashtu zhvilloi një takim me banorë të Sherishtës, pjesë e njësisë administrative Qendër.

I pranishëm në këtë takim, deputeti aktual i zonës Fate Velaj tha se ardhja si kandidat e drejtuesit politik të Qarkut në këtë zonë është një mundësi e madhe që edhe ato të cilat gjatë këtyre kohëve nuk arritëm dot ti zgjidhnim, të vihen tashmë në rrugën e zgjidhjes për të mirën e këtij komuniteti të madh të njësisë administrative Qendër.

“Një gjë duhet thënë që në fillim, rruga që kalon këtu është një mundësi e pasuri e madhe që ju dha komunitetit. Unë e mbaj mend edhe rrugën e vjetër dhe tani kjo rrugë është mundësi e mirë edhe për ata që kalojnë drejt fshatrave të Lumit të Vlorës që të ndalojnë edhe në Sherishtë”, u shpreh Velaj.

Duke folur për përspektivën e zhvillimit të fshatit, Gjiknuri u ndal edhe tek investimet madhore që po ndodhin në zonat në afërsi të Sherishtës.

“Nga një fshat që ishte si periferi dhe nuk i binte ndërmend njeriu, tani do të jetë afër një nyje të rëndësishme të transportit pasi pak më sipër kryqëzohet bajpasi dhe këtij vjen rruga e Lumit të Vlorës. Do të thotë që interesi për zonën dhe potenciali për zhvillim këtu do të rritet. Por Vlora nuk do të mbetet me kaq pasi ka dhe projekte tjera të mëdha siç është Porti i Jahteve apo Aeroporti. Janë të lidhura gjërat pasi një aeroport do të rrisë shumë investimet në Vlorë, do të bëjë të mundur investime të mëdha në gjithë qytetin dhe zonat përreth”, u shpreh Gjiknuri.

Duke ju referuar deklarimeve publike të bëra ditët e fundit nga Presidenti Ilir Meta, Gjiknuri tha se vlonjatët nuk duhet të shikohen si mish për top dhe e refuzojnë këtë retorikë të dhunës.

“Ata e mendojnë popullin e Vlorës sikur vlonjatët shkrepsen duan dhe janë barut. Për mua kjo është gjëja më e tmerrshme. E mendojnë këtë popull si mish për top që do marrë armët dhe do hedhë kuislingët në det. Jo mor jo, vlonjatët kanë vuajtur nga rrëmujat. Në 1997 Vlora e pësoi më keq se çdo vend tjetër. Unë e di që ky popull tashmë do qetësi, do të zhvillojë punët dhe shyqyr që po kthehet Vlora në qendër të vëmendjes dhe investimeve. Vijnë këta që ti hedhin benzinë zjarrit, vjen ky që nuk ka asnjë lidhje me Vlorën. Nuk po flet as ndonjë vlonjat kundërshtar por po flet ky që thotë do mbroj të drejtat. Ku e ka hallin ky? Këtij si del mandati tani dhe kanë arritur në pikën që ka ardhur Ilir Meta si kandidat i LSI në Vlorë. Dua tu bëj thirrje qytetarëve, është gjynah që të dëgjojmë këta zëra që në fakt jam i bindur se nuk i dëgjon njeri. Vlonjatët nuk duhen ofenduar, duhet të na lënë në qetësinë tonë. Hallet e Vlorës dimë ti zgjidhim vet”, insistoi Gjiknuri.

Më tej, ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e deklaratave dhe veprimeve provokative që synojnë të tensionojnë fushatën.

“Ne do të vëzhgojmë çdolloj lëvizjeje sepse ata mund të tentojnë edhe të korruptojnë pasi janë në situatë shumë të keqe. Populli i Vlorës e di mirë rrugën e tij. Ai kujton se vlonjatët janë vetëm të pushkës dhe rrokin armët por vlonjatët kanë mend dhe i kanë dhënë mend gjithë Shqipërisë. Nuk ka nevojë të vijë ai të na japë mend. Të dashur vëllezër e motra të mos pranojmë provokime të tilla. Jemi në të drejtën tonë, jam i bindur se ne do të fitojmë ndaj e dua votën në mënyrën më masive për Partinë Socialiste”, këmbënguli Gjiknuri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img