Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
34 %
2.1kmh
90 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
11 °
Mar
13 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri takim me banorët e ish- Fabrikës së Çimentos: Me PD në pushtet, Vlora zhduket nga harta e investimeve. Votoni numrin 12

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i PS për Vlorën Damian Gjiknuri, zhvilloi një takim me banorët e Rajonit nr.1, njohur si zona e ish- Fabrikës së Çimentos. Gjatë viteve të fundit, në këtë zonë ka patur investime të shumta duke e ndryshuar dukshëm imazhin e mbartur ndër vite si ndër më problematiket për sa i takon infrastrukturës.

“Zona ka njohur investime të cilat e kanë ndryshuar standardin e jetesës së banorëve. Ju jeni vet dëshmitar se si ka qenë kjo zonë, por në këtë mandat të tretë qeverisës janë të shumta projektet të cilat do ta transformojnë tërësisht zonën e Ish- Fabrikës së Çimentos, si vijimësi e punëve konkrete që kanë nisur”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, rehabilitimi i aksit rrugor që të çon drejt Ish- Fabrikës së Çimentos ka lehtësuar së tepërmi edhe punën e të gjitha bizneseve që operojnë në këtë zonë.

“Instalimi i ndriçimit në të gjithë bllokun e banimit është një investim i cili po i jep fund errësirës totale gjatë orëve të mbrëmjes që pushtonte të gjithë zonën. Është parashikuar edhe realizimi i projektit infrastrukturor për zonën industriale, aty ku operojnë shumë biznese prodhimi, një investim rrënjësor në sistemin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësit, gjelbërim dhe ndriçim të gjithë zones”, theksoi Gjiknuri.

Teksa bëri thirrje për një votë masive në mbështetje të Partisë Socialiste në 25 Prill, Gjiknuri tha se vota duhet të jetë përtej partive politike, duke mos u joshur nga premtimet e jashtëzakonshme, por duke u bazuar në punë konkrete, në gjithçka të bërë deri më tani.

“Vota për Partinë Socialiste është votë për familjet tuaja, është shpërblim ndaj Kryeministrit Edi Rama i cili është i vetmi që çdo premtim të dhënë për Vlorën e ka bërë realitet.  Vlonjatët janë dëshmimtarët konkretë të regresit që mund të sjellë Partia Demokratike nëse merr drejtimin e vendit. Me të djathtën në pushtet, jo vetëm që Vlora nuk do të figurojë në hartën e investimeve por gjithçka e nisur do të kthehet në regres.

Ne kemi vërtetuar që jemi të vetmit me ju dhe për ju, për zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës dhe të çdo zone ku domosdoshmërisht duhen investime infrastrukturore. Vota për Partinë Socialiste, mbështetja juaj masive, është e vetmja siguri për të bërë realitet vijimin e trasformimit rrënjësor të Vlorës për të vijuar t’I kthejmë të gjithë qytetit dhe lagjeve periferivke lavdinë që Partia Demokratike ia mohoi për vite të tëra”, u shpreh ai.

Banorët e zonës së Ish- Fabrikës së Çimentos duke shprehur mirënjohjen e thellë për çdo punë konkrete të bërë në Vlorë në këto dy mandate qeverisëse të Partisë Socialiste pohuan se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që e ka faktuar me punë konkrete programin e vet qeverisës.

Gjithashtu, Gjiknuri ka zhvilluar një takim dhe me vajza dhe gra socialiste në Vlorë.

“Unë gruaja e suksesit” ishte kryefjala e takimit në të cilin vajza dhe gra të suksesshme në karrierën e tyre profesionale përcollën mesazhin e rëndësisë së përfshirjes së vajzave dhe grave në politik si mekanizmi kryesor për ta vendosur politikën në shërbim të komunitetit, ashtu siç gratë dinë të bëjnë, si nëna,motra, në kontakt të drejtpërdrejt me të gjitha shqetêsimet dhe problemet e shoqërisë, me grintën e duhur për të nxitur zgjidhjen e tyre.

Partia Socialiste ka treguar se është forca politike më progresiste, ku figurën dhe rolin e gruas e ka konsideruar jo si shifër numerike për të shtuar elektoratin e vet por duke i kthyer në modele suksesi përmes rrugëtimit të tyre politik.

Drejtuesi politik Damian Gjiknuri theksoi rëndësinë e angazhimit në politik të vajzave dhe grave të suksesshme duke pohuar se ato janë bërthama e shoqërisë e që gjithçka e kanë të lidhur me komunitetin, me mirëqënien e familjes dhe me edukimin e brezave të rinj.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img