Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri takim me banorët e Delvinës dhe Babicës: Mbajtëm premtimin për ujësjellësin dhe rrugën Kardhiq-Delvinë, votoni PS

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, është takuar me banorët e Bashkisë së Delvinës.

Duke u ndalur tek investimet e kryera gjatë këtyre viteve në Delvinë, Gjiknuri ju referua konkretisht ujësjellësit të qytetit dhe aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.

“Këtu, kur erdha para 5 vitesh, problemi kryesor që nxirrnin delvinjotët, ka qënë problemi i ujit të pijshëm. Në fakt, me investimin e qeverisë shqiptare, çështja e ujit të pijshëm po vihet në zgjidhje. Kjo është e vërteta dhe nuk është cështje fjalësh. Tashmë po bëhet vepër dhe jemi në përfundim të këtij procesi dhe shumë shpejt delvinjotët do të kenë ujë. Një dëshirë e kahershme dhe praktikisht ka qënë një problem shumë serioz për zonën.

Kjo po bëhet realitet falë investimeve dhe premtimeve të mbajtura nga Partia Socialiste. Gjithashtu, problemi tjetër i madh që ka qënë rruga Kardhiq-Delvinë, tenderuam pjesën më të madhe të rrugës dhe tashmë është segmenti i fundit që është tuneli i cili dhe ai brenda një viti jam i bindur që do të përfundojë. Delvina do të ketë një akses shumë më të mirë në rrjetin kombëtar të rrugëve, kjo do të bëjë që Delvina të ndryshojë shumë dhe interesi për qytetin të rritet. Natyrshëm, që ka shumë gjëra që nuk janë bërë. Ka akoma nevojë për punë dhe për këtë duhet mandati i tretë, që këto punë të mira ti cojmë deri në fund”, theksoi Gjiknuri.

Gjiknuri u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos shpërdorojnë votën e tyre të 25 Prillit.

“Mendoj se ka shumë arsye pse ne duhet të votojmë për PS-në dhe Edi Ramën dhe mos ta hedhim votën dëm. Vërtet ky sistem zgjidhor mundëson që të votoni edhe kandidat të mundshëm por mbi të gjitha votoni PS-në, vota për PS-në bën edhe Nikon deputet, edhe Anilën, edhe mua dhe të gjithë këtë ekip. Vota për PS-në i shkon të gjithëve. Ata i kanë dhënë provat edhe në vitin 2005 kur erdhen në pushtet. Bllokuan të gjitha projektet e Edi Ramës në qytet dhe të njejtën gjë duan të bëjnë tani, që të gjitha këto vepra të nisura në Sarandë të mos përfundojnë kështuqë ne duhet të bëjmë shumë kujdes që votën ta cojmë  për PS-në dhe PS-ja të dali partia më e votuar në qarkun e Vlorës për të dhënë një mesazh, të marrim rezultatin më të thellë për qarkun e Vlorës që të gjithë ekipi të nderohet”, vlerësoi Gjiknuri.

Gjithahstu, Gjiknuri u ndal dhe në fshatin Babicë, pjesë e njësisë administrative Qendër. Teksa listoi arritjet e qeverisë në dy mandate, Gjiknuri tha se investimet do të shtrihen tanimë në rrjetin e ujësjellësit si dhe riasfaltimin e aksit nga Spitali deri në lidhjen me rrugën e Lumit të Vlorës.

“Në Vlorë janë bërë shumë gjëra në Bashki, në qytet. Qyteti është trasformuar, ju të gjithë jeni dëshmitar se Vlora nuk është më ajo e para 8 viteve. Vlora po trasformohet çdo ditë, me shëtitore të reja, me rrugë të reja, me aeroport të ri, me port të ri turistik, me port të ri tregtar. Pra, Vlora është kthyer në një qëndër të vërtetë të thithjes së investimeve dhe trasformimit të vërtetë. Babica tashmë është lagje Vlore, nuk është fshat në periferi. Arsyeja pse unë e zgjodha njësinë tuaj është pasi edhe pse nuk është arritur të investohen në periferi, tashmë gjatë mandatit të tretë do të filloj të ndihet ndryshimi”, u shpreh Gjiknuri.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit