Damian Gjiknuri, pjesë e grupit të punës i ngritur nga PS për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, u ka thënë përfaqësuesve të opozitës sot në Kuvend që të propozojnë emrat dhe sipas kritereve që i kanë përcaktuar vetë.
“Ne jemi dakord, sillni një emër që përmbysh këto kritere. E kemi diskutuar me njëri-tjetrin, 1,2,3, 4 emra që përmbushin kriteret që ju keni vendosur në letër. Hajdeni në tavolinën e negociatave. Na jepni shansin dhe ne, mos na paragjykoni se nuk e keni të drejtën.
Zoti Alibeaj, jam dakord me atë që thatë. Sillni 4 emra sipas kritereve që ju keni vendosur dhe hajde ti negociojmë. Që sot pasdite, vendosni një orar, diskutoni me grupin tuaj dhe hajde të dialogojmë. Ne s’jemi studio televizive tani, flasi njëri, pastaj do flasi tjetri.
Kështu që, ti i ke mundësitë dhe aftësinë e lidershipit të mbledhësh njerëzit e tu si kryetar i grupit dhe drejtues i PD. Të propozosh katër emra brenda kritereve që keni vendosur vetë. Unë personalisht, po e them publikisht, jam dakord vetëm të dëgjojë katër emrat që përmbushin këto kritere dhe të diskutojmë”, u shpreh Damian Gjiknuri.