Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri SFIDON Gaz Bardhin: Kam qenë 1 herë në Maltë, nëse gjen rast të dytë jap dorëheqjen këtu!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur Gazmend Bardhit të PD. Ky i fundit e akuzoi për shtëpi në Maltë dhe disa udhëtime, ç’ka solli më pas reagimin e Gjiknurit.

Numri dy i PS tha në Kuvend se ka qenë një herë në jetë në Maltë, kur ka qenë ministër, ndaj u zotua që nëse Bardhi do të gjente një udhëtim të dytë ai do të jepte menjëherë dorëheqjen.

“Nëse gjen ti, ja ta them publikisht, nëse gjen që unë kam vizituar më shumë se një herë, një herë e kam vizituar Maltën si zyrtar kur kam qenë ministër. Kjo është e vërtetë. Po gjete dy udhëtime të miat në Maltë, o unë iki nga kjo sallë ose ti.

Dil këtu publikisht dhe thuaje. Po gjete më shumë se 1 udhëtim, se një kam qenë. Kam qenë në tetor të vitit 2017 në mos gaboj, ose 2018. Një udhëtim. Dil këtu thuaje, ose iki unë ose ikën ti. Dil këtu thuaje”, tha Gjiknuri.

Deklarata e Damian Gjiknurit:

Ju problemin e keni me kontratat e inceneratorëve apo me personat në fjalë? E dyta në këto kontrata ministria që unë kam drejtuar nuk ka asnjë rol. E treta nuk mund të them se ato janë kontarata të gabuara, se nuk jam nga ata që meqë nuk kam firmosur unë dhe nuk kam unë përgjegjësi, të them nuk i është bërë mirë vendit. Për skemën që keni bërë kallëzim çojeni deri në fund.

Ama të përmendësh këtu shpifje, jo Malta, jo ato… kjo është jo etike për ty një herë që mbahesh si jurist dhe sikur di. Ti Gaz kaq e ke, dhe në jetë atë udhëtim ke pasur. Maksimumi do rrish te hija e tij derisa të jetë ai në krye. Të tjerë e kanë marrë në dorë këtë punë. Do harrohesh dhe ti bashkë me ta.

Nëse gjen ti, ja ta them publikisht, nëse gjen që unë kam vizituar më shumë se një herë, një herë e kam vizituar Maltën si zyrtar kur kam qenë ministër. Kjo është e vërtetë. Po gjete dy udhëtime të miat në Maltë, o unë iki nga kjo sallë ose ti. Dil këtu publikisht dhe thuaje. Po gjete më shumë se 1 udhëtim, se një kam qenë. Kam qenë në tetor të vitit 2017 në mos gaboj, ose 2018. Një udhëtim. Dil këtu thuaje, ose iki unë ose ikën ti. Dil këtu thuaje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img