Hapësire reklamuese

Politikë

Damian Gjiknuri prezanton ministren Anila Denaj dhe mjekun Niko Guri në Sarandë, krah tij shfaqet  Alket Hyseni që u tërhoq nga kandidimi

Shkruar nga Newsbomb
Anila Denaj - Damian Gjiknuri - Alket Hyseni

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknurui, ditën e sotme ka prezantuar kandidatët e PS-së për zonën e Sarandës.

Ministrja Anila Denaj dhe mjeku Niko Kuri do të jenë kandidatë për Sarandën, të renditur respektivisht në pozicionet 4 dhe 5 në listën e PS.

Krah Gjiknurit është shfaqur edhe deputeti Alket Hyseni, i cili u tërhoq nga kandidimi në Vlorë pasi ishte renditur i 11-i në listë.

“Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Sarandës ku prezantuam kandidatët për deputetë, Anila Denajn dhe mjekun Niko Kuri. Jam i sigurt se që të dy do të jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm duke përfaqësuar denjësisht Bashkinë e Sarandës. Falenderova gjithashtu Alket Hysenin për punën e bërë, angazhimin parlamentar dhe bashkëpunimin tonë gjatë 4 viteve që po mbyllim. 25 Prilli do të shënojë rezultatin rekord në Qarkun e Vlorës me fitoren e 9 mandateve”, shkruan Gjiknuri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu