Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Damian Gjiknuri nis procesin e analizës për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit: Për herë të dytë morëm fitore rekord me 8 mandate në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Damian Gjiknuri nis procesin e analizës për rezultatin e zgjedhjeve

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, ka nisur ditën e sotrme së bashku me drejtuesit e fushatës procesin e analizës për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai ka falenderuar ekipin e PS-së për arritjen e objektivit, duke garantuar fitoren për herë të dytë të marrjes së 8 mandateve në qarkun e Vlorës.

Gjiknuri thotë se tashmë vëmendja do të përqëndrohet në zgjedhjet e pushtetit lokal, në mënyrë që PS të paraqitet edhe më mirë.

“Me ekipin drejtues të fushatës së Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës çelëm sot procesin e analizës mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Shpreha falenderimin tim për realizimin e objektivit, duke garantuar fitoren për herë të dytë të rekordit prej 8 mandatesh si dhe konfirmimin si qarku me mbështetjen më të madhe për PS. Pas çdo beteje elektorale, në familjen tonë politike ka vend për analizë dhe reflektim në çdo njësi vendore të Qarkut, ndërsa Kongresi do ti hapë gjithashtu rrugë riorganizimit të strukturave. Duke vlerësuar atë çka bëmë mirë dhe duke mësuar e reflektuar për ato që mund ti bënim edhe më mirë, do mund të jemi më të fuqishëm dhe të suksesshëm në betejën e ardhshme për zgjedhjet e pushtetit lokal”, shkruan Gjiknuri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll