Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
38 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
36 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Damian Gjiknuri në Drashovicë, prezantohet kandidati Vullnet Sinaj: Votë masive mirënjohjeje për Rrugën e Lumit, me 9 mandate Vlora del qarku kampion dhe tregon burrëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b84e4feda56e5b865f4782182c779d8a

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ishte në Drashovicë ku prezantoi Vullnet Sinajn i cili kandidon për një mandat të dytë. Gjiknuri vuri theksin tek mbajtja e premtimit të bërë nga qeveria për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.

“Ky mandat i ri për qeverinë Rama është konfrmim që gjërat e nisura të vazhdojnë më tutje. Në këtë krahinën tuaj, po ka një motiv për të votuar fshatçe, vlonjatçe e krahinorçe është që u bë kjo rrugë që e kishin të gjithë ëndërr. Të vlerësohet një njeri që bëri një gjë të madhe. Respektojeni me votë për këtë që bëri sepse të tjerët nuk kanë bërë asgjë deri më tani. Është momenti ti japim votën masivisht Partisë Socialiste. A doni të jeni në kahun e fitores, doni të jeni në kahun e zgjidhjes së problemeve që të keni një derë për të trokitur, votoni për Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj. Kjo është mundësia e artë që ta bëni këtë”, u shpreh Gjiknuri.

Rruga sipas tij është dëshmi e frontit të zhvillimit, këtij treni që është nisur dhe nuk do të ndalet. “Kjo u bë sepse vendosi Edi Rama të ketë një projekt ekonomik e politik për Vlorën. Këtë duhet tua thoni të gjithëve se do vinë edhe shok e miq e do thonë votoni për mua. Ju duhet të votoni për veten tuaj, ata janë thjesht për hesapin e tyre. Zhvillimi i zonës do të vijë vetëm me Partinë Socialiste”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, investimet nuk duhen marrë të mirëqena pasi nëse do të vijë krahu tjetër në pushtet gjithçka do të ndalohet. “Shikoni listat e Vlorës për deputet. Asnjë që banon në Vlorë nuk e kanë në listën fituese. Asnjë nuk e kanë që banon në Vlorë. Kanë një listë të shitur nga Luli në Tiranë. Në listën tonë ka përfaqësi politike dhe njerëz që banojnë në Vlorë. Këtu harmonizohet ekipi, edhe politika qendrore edhe përfaqësimi lokal. Janë njerëz më të lidhur me problematikat e zonës. Siç e keni Vullnetin këtu që në fakt bëhet edhe bezdisës për problemet e zonës. Ai mbron dhe përfaqëson interesat e zonës dhe ndaj vendosëm ta rikandidojmë sërish që ta keni deputet”, nënvizoi Gjiknuri.

Gjiknuri u ndal edhe tek zgjedhjet që kanë në dorë banorët në fletën e votimit me emrat preferencial dhe siglat e partive.

“Dua tu them të gjithëve se natyrshëm në fletën e votiit ka disa emra. Rekomandimi im dhe thirrja ime është se më e rëndësishme se sa vota personale, vlera e Vullnetit do të jetë që të marrë vota Partia Socialiste. Ne jemi ekip, ne luajmë për 9 mandate dhe shanset janë reale. Jo më kot kemi vënë në atë pozicion një grua nga komuniteti çam për tu thënë të mos çojnë votat dëm por të zgjedhin një vajzë vlonjatë tek Partia Socialiste duke garantuar përfaqëssimin e tyre. Me 9 mandate ne dalim qarku kampion dhe japim mesazhin e burrërisë se siç na nderove si komunitet të nderuam me votë duke të futur në borxh politik për të vazhduar rrugën e nisur për Vlorën që Duam”, insistoi Gjiknuri.

Kandidati për deputet Vullnet Sinaj kërkoi votën e banorëve të zonës së Lumit të Vlorës edhe si një garanci për të mos ndalur zbatimin e reformës në drejtësi.

“Si mund ta lëmë reformën në drejtësi në mes. Atë që Edi Rama dhe qeveria e kanë sjellë deri në këtë moment. Si mund tua lëmë në dorë atyre? E imagjinoni se çmund të bëjë me reformën në drejtësi Sali Berisha, Ilir Meta apo Monika? Si mund të lëmë ne që ata që kanë abuzuar me taksat dhe floririn e këtij vendi të shkatërrojnë këtë reformë”, u shpreh Sinaj.

Më tej, ai bëri thirrje për një mbështetje masive të popullit të Labërisë për qeverinë e Edi Ramës pavarësisht kampeve dhe përkatësive politike.

“Nuk ka ndarje politike në Labëri por ka një votë labçe. Ne do ta votojmë akoma më shumë sot labçe sepse kemi arsye edhe më shumë. Edhe të djathtët kanë arsye më shumë për të thënë se këtë herë do ja japim votën Edi Ramës. Ne jemi ai popull që sa herë ka dashur historia mbështetjen tonë, e kemi dhënë atë pa asnjë kusht, pa asnjë premtim nga të tjerët që do të na bënin diçka. Sot jemi po ai popull dhe bijtë e atyre që kur u desh të merrnim armët për Pavarësinë e Kombit e bëmë. Sot nuk na kërkon njeri të marrim armët por kemi një votë me të cilën duhet të tregojmë cilësitë, virtytet dhe besnikërinë e të parëve tanë. Kësaj vote për mandatin e tretë të Partisë Socialiste duhet ti vëmë emrin ‘vota e mirënjohjes’ ndaj Edi Ramës dhe PS sepse Edi Rama dhe PS bënë për këtë krahinë atë që nuk e ka bërë askush tjetër”, theksoi Sinaj.

Më tej, ai kërkoi që të trokitet edhe në derën e çdo demokrati në Lumin e Vlorës për të kërkuar një votë për Partinë Socialiste.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img