Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Damian Gjiknuri miting përmbyllës të fushatës në Sarandë: Në 25 Prill votojmë për Shqipërinë dhe i japim PS mandatin e tretë

Shkruar nga Newsbomb

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputetë Anila Denaj, Niko Kuri dhe Teuta Ramaj zhvilluan një takim përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Sarandë.

Pasi falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen masive në këtë tubim elektoral, Gjiknuri u ndal në zhvillimin dhe progresin e dukshëm që ka njohur Saranda në këto dy mandate qeverisëse të Partisë Socialiste, falë reformave transformuese të cilat e kanë rritur dukshëm potencialin ekonomik të një qyteti bregdetar si Saranda.

“Shëtitorja e Sarandës është investim i cili i ka ndryshuar imazhin qytetit që tanimë mikpret vizitorët vendas dhe të huaj me kushte infrastrukturore shumë bashkëkohore. Në katër vitet e ardhshme do të çohet deri në fund projekti i madh politik-ekonomik që ka nisur për Qarkun Vlorë ndërsa garantoj se do të përfundojë aksi rrugor Kardhiq- Delvinë duke e bërë Sarandën më të aksesueshme. Sarandiotët falë vëmendjes dhe investimeve të realizuara nga Partia Socialiste janë të bindur se siguria, garancia, zhvillimi dhe europianizimi vjen vetëm falë kësaj force politike.

Vetëm ky proces i nisur do të garantojë një të ardhme të mirë për Sarandën. Nuk duhet ta kthejmë pas këtë proces. Kjo rrugë do të vihej në rrezik nëse ne do të gabonim. Vendi po ndryshon dhe me kandidaturat e ekipit të shkëlqyer të Partisë Socialiste do të garantojmë ecjen përpara. 25 Prilli na vendos përballë një detyre dhe shansi historik”, theksoi Gjiknuri.

Në fjalën e tij para mbështetësve në shëtitoren e Sarandës, Gjiknuri u ndal edhe tek sjelljet aspak dinjitoze të Presidentit Ilir Meta i cili po e keqpërdor sipas tij funksionin e tij si kreu i shtetit.

“Përballë forcave regresiste dhe provokimeve të tyre përmes incidenteve, të tmerruar nga humbja po tregojnë dobësinë e tyre. Ilir Meta i tmerruar nga humbja ka zbarkuar në Vlorë e nuk nguron të më sulmojë përditë. Kjo ndodh pasi ai e di se nuk e bind dot popullin i cili e di se ndryshimi është i madh dhe veprat janë konkrete. Në pamundësinë për të bindur popullin, Ilir Meta ngre skenarin duke provokuar Qarkun e Vlorës i cili di të vlerësojë punën dhe të ardhmen.

Meta po kërkon referendum, le ta kthejmë datën 25 Prill në një referendum për Ilir Metën, përmes votimit masiv për Partinë Socialiste. Votë që do të na bëjë të shpëtojmë duke mos u kthyer mbrapsht, votë që do të çlirojë presidencën nga Ilir Meta që e ka marrë peng dhe po e përdor si kryetar i opozitës por, që nuk e ka burrërinë ta pranojë që është kryetar i opozitës. Së treti do shpëtojmë edhe Lulin nga Berisha, Monika e Meta, në mënyrë që e Luli të dijë të bëjë opozitë. Vota për numrin 12 është referendum për Shqipërinë, për të ardhmen e vendit”, u shpreh Gjiknuri.

Gjithashtu, Partia Socialiste mbylli fushatën elektorale edhe në Bashkinë e Konispolit me një miting ku mori pjesë drejtuesi politik i kësaj partie për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri dhe kandidatët për deputetë Anila Denaj e Teuta Ramaj.

Gjiknuri u ndal në rëndësinë e fitores së mandatit të tretë qeverisës nga Partia Socialiste, si e vetmja garanci për vijimësi të projekteve transformuese të Konispolit, i cili në këto 8 vite të qeverisjes Rama ka njohur shumë ndryshime infrastrukturore, të cilat e kanë përmirësuar dukshëm standartin e jetesës së banorëve ndërsa është rritur dhe potenciali ekonomik i zonës së Konispolit.

”Kushdo që rikthehet në këtë zonë pas 10 viteve shikon gjelbërimin që mbizotron në zonë si dhe shumë hapësira publike që shfrytëzohen nga banorët. Në këtë mandat të tretë do të përfundojë investimi në unazën energjitike dhe rrjetin e ri. Këto investime janë rezultat i vëmendjes së Kryeministrit Rama por dhe vendosmërisë së banorëve të zonës për të përkrahur zhvillimin, duke e orientuar drejt progresit. Zhvillimi i Konispolit falë këtyre projekteve do të sjellë padiskutim shumë djem dhe vajza nga emigracioni, të cilët do të duan të investojnë në vendlindjen e tyre që, tanimë ofron shumë siguri për zhvillim të mëtejshëm të zones”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, alternativa e Partisë Demokratike e ka faktuar kur kishte pushtetin se jo vetëm nuk bënë asgjë për Konispolin por dhe tani nuk kanë çfarë t’i ofrojnë zonës.

“Ata nuk bënë gjë tjetër kur ishin në pushtet veçse veprat madhore të Konispolit si, unazën ekonomike, ujëmbledhësin e Janjarit dhe të gjithë investimet në ujësjellës i lanë në mëshirë të fatit. Nga qeverisja e Partisë Socialiste, Konispoli, Finiqi, Delvina po e shohin ndryshimin edhe në ekipin përfaqësues, me kandidaturat ku i gjithë qarku ndihet i përfaqësuar. Kandidatura e vajzës çame, Teuta Rama, garanton përfaqësimin e plotë në qark. Punët e nisura nuk duhet t’i lëmë në mes. Jam i bindur se edhe në 25 Prill banorët e Konispolit, do ta tregojnë masivisht me votë mirënjohjen e tyre ndaj punëvve të mira të Kryeministit Rama”, u shpreh Gjiknuri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll