Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1kmh
20 %
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
25 °
E enjte, 1 Qershor, 2023

Damian Gjiknuri komenton dorëheqjen e Bashës: Akti i parë fisnik i një humbësi kronik, duhet ta kishte bërë me kohë

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë socialiste, Damian Gjiknuri, ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si kryetar i Partisë Demokratike.

Ai tha se ky ishte akti i parë fisnik i një humbësi kronik që doëheqjen duhet ta kishte dhënë me kohë. Sipas ti, mazhoranca po i ndjek zhvillimet në Pd, por vëmendjen e ka te qytetarët.

“Është akti i parë fisnik i një humbësi kronik që duhet ta kishte bërë me kohë. Ne si PS nuk e kemi vëmendjen se çfarë po zhvillohet në PD, por njëkohësisht unë edhe më parë kam thënë që PD ka hyrë në një cikël të vështirë, shkërmoqje me shumë flukse. Për shumë njerëz akti i dorëheqjes mund të duket si fillimi i fundit të këtij procesi por mund të jetë edhe fundi i fillimit të shkërmoqjes. Ne jemi duke parë zhvillimet në PD por vëmendjen e kemi tek qytetarët shqiptarë, tek problemet që ka vendi. Ne shpresojmë që opozita një ditë të riformatohet për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar për të mirën e saj dhe për të bashkëpunuar edhe për të mirën e Shqipërisë, por ata kanë probleme me veten e tyre. Mazhoranca është këtu për të përballuar të gjitha këto vështirësi që janë shkaktuar nga ngjarjet ndërkombëtare”, tha Gjiknuri.

Me kë do të bashkëpunoni pas dorëheqjes së Bashës për reformën zgjedhore?

Gjiknuri: Unë e thashë edhe më parë që reformimi kërkon kohë do ta kenë të vështireë, por ne i presim në komisionet përkatëse që ata i kërkuan. Në cdo kohë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ne urojmë që ata ta gjejnë veten por vendi nuk do të mbahet peng nga shthurja e tyre.


Më shumë