Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri ironizon Presidentin: Vlora nuk ndalet, falenderoj Metën që na energjizoi fushatën, të mbajë fjalën e të japë dorëheqjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri ka folur në një deklaratë pas fitores në Vlorë.

Ai tha se e mbajtën fjalën se “Vlora nuk ndalet”. Ndër të tjera Gjuknuri ka ironizuar Metën duke thënë se PS e mbajti fjalën duke fituar me mandatet që thanë, dhe se tani ishte radhe e Metës që të japë dorëheqjen.

“Unë dua të falenderoj të gjithë qytetarët për kulturën e treguar. Për mbështetjen historike. Jemi shumë të kënaqur me rezultatin. Është Vlora që nuk ndalet. Jemi afër rezutatit të 2017. Ne arritëm të marrim rezultatin ë të thellë. Dua të falenderoj edhe presientin Ilir Meta, i cili na energjizoi fushatën, erdhi këtu për të zbuluar komplote. Meqënëse ne e mbajtëm fjalën se Vlora nuk ndalet, shpresojmë që edhe ai ta mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet si president. Se deklaoi se po fitoi PS 71 unë o dorëhiqem.

Elektorati vlonjat ishte i mençur ishte i qartë dhe e dinë mirë diferencën. Çdo ndërhyrje nga jashtë nga ana e Presidentit nuk kishte vlerë. Ne nuk kishim probleme lokale, ishte për humbjen e mandatit të Metës. Mandati i Presidentit dhe i LSI-së në Vlorë është humbur. Prisja që edhe dy forcat e tjera të merrnin më shumë BD dhe lëvizja për ndryshim të merrnin më shumë vota, por nuk ndodhën kështu. Meqë më ngeli ai muhabeti i tërmetit. Godinat janë projektuar që t’i rezistojnë tërmetit 9 ballë. Po tërmet 9 ballë nuk do të ketë. Partia Demokratike ishte e pritshme që të shtonte elektorat, pasi kalëroi votat e LSI-së. Vlora ka edhe një efekt të veçantë nga emigrimi. Neve na mungonte edhe elektorati socialist i emigrantëve. Ka edhe dobësi që duhen analizuar. Ka autoritete lokale që nuk kanë bërë punë e duhur dhe kjo mund të ketë sjellë efekt tek një pjesë e duhur. Jam nga njerëzit më të sulmuar politikisht, por mua kjo më jep vlerë. Ky shtet harxhoi 15 milion euro për të plotësuar tekat e Partisë Demokratike,” tha Gjiknuri ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img