Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Damian Gjiknuri inspekton punimet për rrugën e Lumit të Vlorës: Po merr formë edhe në lotin e fundit; Në 23 mars paraqiten ofertat edhe për Peshkëpi-Selenicë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

576ee2e65939c1d55a545245910d27da

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga kandidati për deputet Vullnet Sinaj inspektuan punimet e rrugës së Lumit të Vlorës duke u ndalur në kantierin e Lotit të III, që fillon nga Ura e Laskos deri në Qeparo.

“Progresi është i jashtëzakonshëm. Shtrati i rrugës ka marrë pothuajse formë kudo dhe brenda afateve të përcaktuara kjo rrugë do të jetë funksionale. Kjo vepër, dikur e cilësuar legjendë, sot është e prekshme, vepër konkrete e cila do të sjellë një progres dhe zhvillim të ndjeshëm për zonën edhe më gjerë, për të gjithë qarkun e Vlorës. Rruga e Lumit lidh bregdetin e Vlorës me fshatrat dhe me autostradën Fier-Vlorë”, theksoi Gjiknuri.

Socialisti bëri të ditur lajmin e shumëpritur se, në datën 23 Mars do të paraqiten ofertat në garën e rrugës Peshkëpi-Selenicë, ndërsa tanimë Rruga e Lumit të Vlorës është bërë realitet i prekshëm.

“Pavarësisht pengesave që iu bënë këtij investimi madhor, janë vet banorët ata që po e shohin të konkretizuar realizimin me ritme te shpejta të investimit. Jam i bindur se realizimi i kësaj ëndrre të shumëpritur prej të gjithëve përkthehet në më shumë besim dhe mbështetje nga banorët për Partinë Socialiste. Kjo rrugë është pasqyrim dhe i peizazhit piktoresk të vet natyrës së Labërisë, një atraksion me bukuri të jashtëzakonshme, që do t’i nxisë të gjithë për turizëm. Vota për Partinë Socialiste është votë për ju, për më tepër investime për zonën”, theksoi Gjiknuri.

161886455_464330481371468_808036699799565437_n.jpg

Deputeti i zonës njëherazi dhe kandidat për deputet Vullnet Sinaj, pohoi se kjo vepër që tanimë është drejt fundit, ka qenë ëndërr e zonë dhe e Labërisë.

“Të gjithë i jemi mirënjohës Kryeministrit për vëmendjen e veçantë që i ka kushtuar kësaj zone. Kjo vepër që është duke u ndërtuar është endërr e zonës dhe e Labërisë, është mirënjohje ndaj Kryeministrit. Pjesa e Lotit të katërt edhe pse u bë diskutim i madh, po realizohet përpara afatit.

Kjo rrugë do të jetë çlirim i plotë për të gjithë dhe në sektorin turistik, agroturizmit, me prespektive shumë të mira ekonomike duke e kthyer në një destinacion për të gjithë ata që janë larguar nga zona. Emigrantët në saj të prespektivës së zonës do të kthehen për të investuar duke zbatuar gjithçka që kanë parë dhe mësuar në vendet ku kane jetuar për vite. Rruga e Lumit të Vlorës është një mundësi e jashtëzakonshme zhvillimi për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë”, pohoi deputeti Sinaj.

Ai ftoi të gjithë banorët e zonës të mbështesin Partinë Socialiste, si mirënjohje për punët konkrete që janë bërë në këtë zonë, duke ndryshuar standartin e jetesës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img