Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Damian Gjiknuri inspekton kantierin në hyrjen e vjetër të Vlorës: Rehabilitim i plotë rrugës në zonën e Pusit të Mezinit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ndoqi nga afër fillimin e punës për rehabilitimin e hyrjes së vjetër të Vlorës, segment që lidhet edhe me Bajpasin, njohur si rruga e Pusit të Mezinit.

Ndërhyrja po kryhet në gjatësinë prej 1.5 kilometër dhe do ti japë zgjidhje një gangrene shumëvjeçare për banorët e kësaj lagjeje.

“Fillimi i punimeve në këtë aks tërësisht të amortizuar ndez dritën jeshile për të tjera investime madhore në këtë zonë. Rehabilitimi përfshin të gjithë infrastrukturën: sistemin e kanalizimeve, kullimit dhe atë të ndriçimit. Në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor dhe me kompaninë që po realizon punimet, më në fund ky aks rrugor do të ofrojë të gjitha standartete e duhura rrugore. Ky segment si një zgjatim i Bajpasit do të lëhtësojë shumë qarkullimin e automjeteve”, u shpreh Gjiknuri.

Sipas tij, investimi vjen si një përmbushje e kërkesave të vazhdueshme të banorëve të zonës por edhe të qytetarëve të Vlorës të cilët ishin të detyruar që sa herë kalonin në këtë aks të përballeshin me kushte infrastrukturore përtej çdo parametri të lejuar.

“Ritmet me të cilat po punohet janë tregues i faktit se shumë shpejt aksi i vjetër rrugor do të ofrojë të gjitha kushtet bashkëkohore të një aksi rrugor me parametrat e duhur infrastrukturor”, theksoi Gjiknuri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img