Një anije holandeze e mbetur në mes të detit në brigjet e Norvegjisë është “pushtuar” nga dallgët e shumta të shkaktuara nga moti i keq.
Anija që mbante sipër një varkë luksoze dhe që shërben për transportimin e jahteve në momentin e incidentit, së bashku me ekuipazhin rrezikonin të fundoseshin në det në rast se anija batohej.
Është gjendur me urgjencë roja bregdetare norvegjeze e cila bëri të mundur shpëtimin e 12 personave në bordin e anijes “Eemslift Hendrika”.
Pas shpëtimit të tyre, autoritetet thanë se anija po i afrohej tokës nga batica e detit, pasi motori krryesor i saj ishte prishur.