Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dallgë e rryma të forta, Federata e Vrojtuesve thirrje pushuesve

Shkruar nga Newsbomb
Dallgë e rryma të forta, Federata e Vrojtuesve thirrje pushuesve

Shqipëria po përballet me një mot tepër të nxehtë ditët e fundit me temperaturat që kapur kulmin ditën e sotme, plot 42 gradë celcius, më e nxehta deri më tani. Qytetarët, për t’ju shmangur vapës e për t’u freskuar në këtë të nxehtë afrikan, udhëtojnë drejt bregdetit.

Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” u ka bërë thirrje të gjithë vrojtuesve dhe pushuesve që të jenë të kujdesshëm ditën e sotme sepse sipas parashikimeve do të ketë një det me dallgë dhe rryma të forta, kryesisht në bregdetin e Adriatikut.

Në javët e fundit vendi ynë u përball me dy tragjedi teksa shtatë njerëz humbën jetën si pasojë e mbytjes në ujë ndaj kujdesi maksimal është i domosdoshëm për të limituar sa më shumë precedent të tillë.

Postimi i Federatës në Facebook:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese