Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Dalin SHIFRAT, rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, ulen infektimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike përgjatë 24 orëve të fundit.

Janë kryer 2.047 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 277 persona dhe  fatkeqësisht nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me Covid-19, 14 qytetarë.

 Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

411 TË SHËRUAR DHE 277 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.047 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 277 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 101.794 raste nga 502.159 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.086 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.285. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Ferizaj 32 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Pejë 20 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 11 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Obiliq, Shtime, Shtërpcë dhe Suharekë. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img