Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Dalin shifrat e Ministrisë: Shënohet sërish numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë, më i riu 41 vjeç! Mbi 1000 raste të reja (BILANCI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0f2674ab42578199ad3f568a5cb16685

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale na informon mbi situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë, 16 raste në Lushnje, 14 raste në Kamëz, 13 raste në Kukës dhe Lezhë, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Kurbin, Tepelenë, 10 raste në Korçë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste Ura Vajgurore, Kolonjë, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Devoll, Pukë, Mat, 4 raste në Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë, Cërrik, 2 raste në Tropojë, Përmet, Dibër, Prrenjas, Peqin, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Has, Delvinë, Divjakë, Roskovec, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetarë nga Lezha, 1 qyetar nga Korçë, 1 qyetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 906 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 66,309 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

COVID-19 – Statistika (24 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1021 Të shëruar në 24 orë 906 Të shtruar në spitale 647 Humbje jete në 24 orë 19 Testime ditore 3897 Testime totale 451,643 Raste pozitive 103,327 Raste të shëruara 66,309 Raste Aktive 35,303 Humbje jete 1,715

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22,294 Fier 2714 Durrës 1760 Vlorë 1793 Shkodër 1402 Elbasan 934 Lezhë 831 Berat 1012 Korçë 946 Gjirokastër 939 Dibër 322 Kukës 356

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img