Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dalin shifrat e Kosovës, regjistrohen 13 viktima dhe 444 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

88b967f5bd0d67f903ec032788d13fac

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike në 24 orët e fundit.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2410 testime, ku rezultuan 444 raste pozitive me Covid-19 dhe 452 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Por, fatkeqësisht 13 qytetarë nuk kanë mundur dot të fitojnë  betejën më Covid-19 dhe si pasojë kanë humbur jetën, ku më i riu rezulton 43 vjeç. Ndërsa, krahasuar me ditën e djeshme, rastet e reja kanë pësuar një rënie të lehtë, ndersa numri i viktimave sot ka pësuar rritje.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

452 TË SHËRUAR DHE 444 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 444 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 74.079 raste nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 235 raste, Prizren 33 raste, Gjilan 26 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Lipjan 16 raste, Kamenicë 15 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 12 raste, Ferizaj 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 8 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Gjakovë 6 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img