Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dalin shifrat e fundit të Covid-19: Dje ishin shifra të larta, sot përgjysmohen (BILANCI)

Shkruar nga Newsbomb
Dalin shifrat e fundit të Covid-19: Dje ishin shifra të larta, sot

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete, janë bërë 2516 testime dhe kemi 23 raste të reja nga 43 që ishin dje. 

23 qytetarë të prekur në këto bashki: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (21 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      23

Të shëruar në 24 orë     11

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,516

Testime totale             865,474

Raste pozitive             132,763

Raste të shëruara       130,097

Raste Aktive                       210

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              91

Elbasan            21

Durrës              21

Vlorë                18

Kukës                16

Shkodër           14

Lezhë               13

Fier                   11

Korçë                4

Gjirokastër        1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu