Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
28 %
3.6kmh
0 %
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
7 °
Enj
8 °
E diel, 23 Janar, 2022

Dalin shifrat e fundit: Numër i ulët rastesh pozitive, 6 persona humbin jetën (13 janë në terapi intensive)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Janë kryer 2517 testime, nga të cilat janë konstatuar 134 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Fieri, 1 qyetetar nga Lushnja, të moshave 63 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,582 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (22 Prill 2021)

Raste të reja ditore        134

Të shëruar në 24 orë      516

Të shtruar në spitale      155

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore                2517

Testime totale           617,664

Raste pozitive             130,114

Raste të shëruara        103,582

Raste Aktive                 24,168

Humbje jete                   2,364

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              18096

Fier                  2060

Durrës             933

Shkodër      756 

Gjirokastër   665

Korçë    629

Vlorë    350

Dibër     253

Kukës     242

Elbasan   97

Berat       65

Lezhë     22

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img