Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dalin shifrat e Covid: Nuk ka asnjë viktimë, por trefishohen rastet pozitive (BILANCI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.

Nuk kemi asnjë humbje jete, janë bërë 2,872 testime, janë 34 të shëruar dhe 13 raste të reja në 24 orët e fundit. Një rritje e lehtë shifrash krahasuar me dje ku kishim vetëm 5 raste pozitive.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        13

Të shëruar në 24 orë      34

Të shtruar në spitale      23

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2872

Testime totale             743,447

Raste pozitive             132,397

Raste të shëruara        129,736

Raste Aktive                  209

Humbje jete                  2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       54

Tiranë          48

Berat             33

Lezhë           17

Korçë            16

Elbasan        15

Vlorë              7

Gjirokastër   5

Durrës          4

Fier                4

Kukës           3

Dibër             3

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img