Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Dalin shifrat e Covid: Mijëra testime, por numër i ulët rastesh pozitive, 5 viktima; më i riu 56 vjeç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Janë kryer gjithsej 2584 testime nga të cilat kanë rezultuar 138 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani,  të moshave 56 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (21 Prill 2021)

Raste të reja ditore        138

Të shëruar në 24 orë      465

Të shtruar në spitale      160

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2584

Testime totale           615,147

Raste pozitive             129,980

Raste të shëruara        103,066

Raste Aktive                 24,556

Humbje jete                   2,358

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              18113

Fier                  2090

Durrës             966

Shkodër         830

Gjirokastër    794

Korçë    631

Vlorë     389

Dibër     311

Kukës     264

Elbasan   93

Berat       60

Lezhë       15

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img