Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Dalin shifrat e Covid-19 në Kosovë, dy qytetarë humbin jetën në 24 orët e fundit, 58 persona rezultojnë pozitivë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësië në Kosovë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemikë në 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 58 persona.

Përgjatë 24 orëve janë shëruar pacientë 156 të prekur me Covid-19, ndërsa nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me sëmundjen 2 qytetarë.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

156 TË SHËRUAR DHE 58 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Më shumë

spot_img
spot_img