Hapësire reklamuese

Rajoni

Dalin shifrat, 7 viktima nga Covid-19 në Kosovë, mbetet i lartë numri i të infektuarve

Shkruar nga Newsbomb
Dalin shifrat, 7 viktima nga Covid-19 në Kosovë, mbetet i lartë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike përgjatë 24 orëve të fundit.

Janë kryer 4.487 testime ku kanë rezultuar 684 raste pozitive dhe 702 pacientë të shëruar.

Fatkeqësisht nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid 7 persona, ku vihet re një rënie e lehtë krahasur me ditën e djeshme ku u shënuan 12 viktima prej koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

702 TË SHËRUAR DHE 684 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.487 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 684 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 217 raste, Pejë 52 raste, Gjakovë 46 raste, Mitrovicë 44 raste, Gjilan 43 raste, Podujevë 38 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 28 raste, Vushtrri 26 raste, Ferizaj 22 raste, Obiliq 18 raste, Viti 17 raste, Deçan 16 raste, Rahovec 12 raste, Drenas 11 raste, Istog 9 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Suharekë 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Dragash 2 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Graçanicë, Junik, Shtime dhe Istog.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu