Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Dalin shifrat, 194 të infektuar me Covid-19 në Kosovë dhe 8 humbje jete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Në këto 24 orë janë kryer 2.285 testime ku kanë rezultuar pozitivë 194 raste të reja, 599 të shëruar dhe 8 humbje jete.

Njoftim i plotë i IKSHPK:

599 TË SHËRUAR DHE 194 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.285 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Leposaviq 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (75 vjeç), Prizren 1 rast (70 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç), Viti 1 rast (76 vjeç), Vushtrri 1 rast (92 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 104.390 raste nga 524.588 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 599 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 92.571 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.671.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 47 raste, Prizren 16 raste, Ferizaj 15 raste, Klinë 15 raste, Leposaviq 13 raste, Vushtrri 11 raste, Skenderaj 8 raste, Pejë 7 raste, Gjilan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Podujevë 4 raste, Shtime 4 raste, Drenas 3 raste, Lipjan 3 raste, Malishevë 3 raste, Viti 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kamenicë, Shtërpcë dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img