
Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë për Bashkinë e Rrogozhinës. Edison Memolla i Partisë Socialiste ka marrë 42 vota, i ndjekur nga Hekuran Xhani i “Shtëpisë së Lirisë” me 21 vota.
I treti është Ferdinand Saraçi, i cili ka marrë 17 vota nga kutia e parë e hapur, ndërkohë që rezultati përfundimtar pritet të dalë nesër në mëngjes.
Ndërkohë, ka nisur procesi i numërimit ehde në Bashkinë e Lushnjes, ku garojnë Eriselda Sefa e PS-së, Indrit Sefa i PD dhe Elton Ban oi “Shtëpisë së Lirisë”.
Sondazh
Poll